Lufta politike do ndikojë në progresin e Shqipërisë drejt BENga Besar Likmeta, Balkan InsightShqipëria me shumë gjasë do të futet në listën Shengen gjatë vitit 2010, por progresi i vendit drejt BE-së do të vazhdojë të karakterizohet nga përplasjet e
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Lufta politike do ndikojë në progresin e Shqipërisë drejt BENga Besar Likmeta, Balkan InsightShqipëria me shumë gjasë do të futet në listën Shengen gjatë vitit 2010, por progresi i vendit drejt BE-së do të vazhdojë të karakterizohet nga përplasjet e politikanëve të rëndësishëm. Kur qindra shqiptarë kapërcyen zjarrin e policëve në korrik të 1990-ës për tu larguar nga Shqipëria, duke u futur në disa ambasada të huaja në Tiranë, veprimi i tyre iu kujtoi diplomatëve të huaj vendosmërinë e shumë shqiptarëve për të lënë pas komunizmin. Kaq i izoluar ishte bërë vendi gjatë gjysmë shekullit të regjimit komunist të Enver Hoxhës, saqë edhe ambasada kineze u mbush me njerëz që kërkonin të iknin.
Pushtimi i ambasadave të huaja ishte një moment domethënës, që lajmëronte nisjen e fundit të komunizmit në Shqipëri, një vend i ndarë me një mur ideologjik stalinist, jo vetëm me perëndimin, por edhe me lindjen komuniste gjithashtu. Rreth 20 vjet më pas, në verë të vitit 2010, Komisioni Evropian pritet të heqë kërkesat për viza për qytetarët shqiptarë. Shumë do ta shohin këtë akt si shkelmi final mbi murin e izolimit të Shqipërisë.
Megjithatë, ndonëse muri i vizave mund të bjerë vitin e tashëm, ekspertët i tremben klimës politike në vend, e cila ka nisur acarimin që prej zgjedhjeve parlamentare të qershorit të kaluar, e cila mund të ngadalësojë reformat në një moment kyç të procesit të integrimit të vendit. Kryeministri i qendrës së djathtë, Sali Berisha, dhe drejtuesi i opozitës socialiste, Edi Rama, kanë shkëmbyer akuza të ashpra gjatë muajve të fundit p[as vendimit të opozitës për të bojkotuar parlamentin në shenjë proteste ndaj rezultateve zgjedhore. Partia Socialiste akuzon kryeministrin për mashtrim elektorale dhe korrupsion në zgjedhjet parlamentare. Rama thotë se partia e tij nuk i humbi zgjedhjet; qeveria i vodhi ato. Berisha i është përgjigjur se lideri socialist është “kreu i mafies më të rrezikshme në Ballkan”. Që të dy kundështarët kanë shfryrë me fjalë të rënda ndaj njëri- tjetrit, njëri duke e quajtur homoseksual, dhunues të familjes, të çmendur dhe fashist. Tjetri ka mbledhur qindra mijëra mbështetës në kryeqytet për të treguar forcë.
“Klima politika është e tendosur dhe madje e helmuar” thotë analisti politik, Remzi Lani. “Nëse ne shkojmë përpara kësisoj, ne rrezikojmë të khehemi në një demokraci të ngrirë ose jo funksionale”.
Që kur parlamenti i ri nisi punë në shtator, 65 deputetë socialistë e kanë bojkotuar atë, duke penguar miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar, jo mazhorancë të thjeshtë.
Bojkoti ka acaruar klimën politike duke nxitur diplomatë amerikanë dhe europianë të kërkojnë zgjidhje politike, në mënyrë që të mos ndalet procesi i reformave që është jetik për integrimin e vendit në BE. Megjithatë Berisha dhe Rama nuk kanë pranuar dhe refuzuar të nisin ndryshimin e pozicioneve. Procesi parlamentar vazhdon të jetë pezull dhe Rama ka kërcënuar se do të nisë protestat sapo viti të mbarojë.
“Sot Shqipëria është një vend tjetër krahasuar me Shqipërinë e mjeruar dhe të izoluar të dekadave me parë,” thotë Lani. “Megjithatë, nëse ne kemi kaluar tranzicionin më dramatik e më të dhimbshëm të periudhës post komuniste, kjo mund të shpjegohet pjesërisht me trashëgiminë e të kaluarës dhe pjesërisht me dështimin e klasës politike që drejton vendin,” shton ai. Ekspertët e shohin mospranimin e liderëvë për të mos bërë kompromis me njeri- tjetrin si një karakteristikë thelbësore të krizës së tashme politike dhe thonë se Shqipëria duhet të tregojë maturi më të madhe dhe të përmirësojë besueshmërinë e saj demokratike.
“Përtej çështjes së kërkesave të liberalizimit të vizave, procesi i integrimit evropian është penguar shumë nga kriza politike që po bllokon reformat dhe funksionimin e institucioneve,” thotë Gjergji Vurmo nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në Tiranë. Vurno beson se një nga aspektet më shqetësuese të krizës së tashme është mungesa e përpjekjeve për ta zgjidhur atë. Në 16 dhjetor, shefi i delegacionit të BE-së në Tiranë, Helmut Lohan i dorëzoi kryeministrit Berisha një pyetësor në lidhje me gatishmërinë e vendit për t’i bashkuar bllokut të vendeve të BE-së. Dokumentari prej 384 faqesh, që përmban 2200 pyetje, shënon një pikë të rëndësishme të rrugës së vendit drejt BE-së.
Sapo Shqipëria të plotësojë pyetësorin, Komisioni Evropian do të japë një opinion mbi gatishmërinë e vendit për tu bërë vend kandidat. Do të merret në konsideratë, jo vetëm dëshira e Tiranës për të plotësuar kërkesat, por dhe aftësia e saj për të plotësuar ato.
Megjithëse sondazhet tregojnë se 90 përqind e shqiptarëve mbështesin lidhje të ngushta me BE-në, më së shumti për shkak të izolimit të gjatë, procesi i afrimit është shpesh konfuz në mendjet e njerëzve dhe mendohet si liri për të lëvizur. Shumë vëzhgues vendorë besojnë se pas liberalizimit të vizave, mbështetja për procesin e integrimit mund të nisë të zvogëlohet.
Teksa vendi shënon 20 vjetorin e rënies së komunizmit në 2010, dhe vargu i gjatë përballë ambasadave do të përfundojë nga fundi i vitit- një moment për reflektim mbi vështirësitë e tranzicionit të vendit drejt Be-së- disa analistë besojnë se është koha të ripërkufizojnë qasjen e Shqipërisë ndaj BE-së. Vurno beson se qytetarët dhe institucionet në Shqipëri kanë zhvilluar një kompleks inferioriteti ndaj BE-së si rezultat i dëshirës së dëshpëruar për të arritur qëllimet e tyre evropiane me çdo kusht. “Ne kemi një mundësi të humbur tani për të nisur ripërkufizimin e procesit nga brenda, se sa të diktohemi më pas nga jashtë,” thotë ai.
Por nëse shqiptarët nuk nisin të demonstrojnë më shumë aftësi për të negociuar me njëri- tjetrin, si edhe me Brukselin, vazhdon ai, vendi mund të përfundojë “duke nënshkruar çfarë t’i vihet përpara në tavolinë”.