E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza dhe zgjedhjet, Kantrimen nesër në Tiranë

TIRANE- Pas vizites se komisionerit per zgjerim ne BE, Stefan Fule dhe mesazhit te qarte dhene per politiken, vendin tone e viziton neser zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Azinë, Tomas Kantrimen. Vizita e tij, e dyta ne vendin tone brenda pak kohesh do te shoqerohet me takime  me krerët më të lartë të vendit.

Zyrtarisht konfirmohet se Kantrimen do të pritet nesër në orën 17:00, në një takim nga zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.

Kantrimen vizitoi vendin tone ne shkurt dhe gjate takimeve me perfaqesues te shtetit beri apel per zgjedhje te lira e te ndershme dhe e cilesoi te papranueshme bojkotin e zgjedhjeve, si nje opsion te debatuar ne ate kohe nga ana e opozites.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›