E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Leku u perball denjesisht me euron dhe dollarin

Kryeministri Sali Berisha ishte sot i pranishem ne celjen e ekspozites me monedhat shqiptare ne mjediset e Muzeut Kombetar me rastin e 85 vjetorit te emetimit te monedhes se pare shqiptare. Ekspozita nepermjet paraqitjes se monedhave shqiptare qe prej vitit kur u emetua monedha e pare deshmon historine dhe ecurine e monedhes shqiptare.

Kryeministri Berisha duke e quajtur monedhen pasaporten e shtetit u shpreh se monedha shqiptare eshte perballur ne menyre dinjitoze me euron dhe dollarin. Ajo qe spikat dhe qe ngjall admirim te madh eshte monedha shqiptare ne vitet e cunamit financiar boteror. Kjo monedhe e perballur me dy nga monedhat me te fuqishme te planetit dollarin dhe euron qendroi me dinjitet te madh para tyre dhe presioneve te paimagjinueshme te luhatjeve te kursit te ketyre monedhave. Pra leku u provua lek i vertete. Kete duhet ta themi tha Berisha.

Kryeministri ka shtuar se Shqiperia po ecen drejte nje sistemi te perbashket monetar me BE-ne.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›