Kriza e Eurozones godet edhe ekonomine kineze

Eksporti i mallrave kinezë është reduktuar si pasojë e krizës së Eurozonës dhe frikës për një ngadalësim të ekonomisë amerikane, u bë e ditur të enjten në një raport zyrtar të Pekinit.
Sasia i eksporteve është rritur me pothuajse 16% nga një vit më parë, por ai ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë tetorit. “Rritja e eksporteve pësoi një rënie të re gjatë muajit të fundit si rrjedhojë e situatës së vështirë në tregjet europiane. Duke qenë se Bashkimi Europian është konsumtori ynë kryesor, është e pritshme që kjo tendencë të ruhet përsa kohë ekonomia europiane do të ketë vështirësi”, u shpreh një funksionar i lartë i byrosë politike.
Kriza FinanciareSHBA, kandidatët republikanë: Jo ndihmë EuropësRaporti i BE: Eurozona rrezikon recesionin Eurozona, Barroso: Ja rreziqet e përcarjes Ndërsa ra numri i eksporteve, në tetor u rrit ndjeshëm sasia e mallrave të importuara, duke bërë që bilanci tregtar të ishte prej vetëm 17 miliardë dollarë plus. Kina është mësuar që nga eksportet e saj të vazhdueshme, të ketë një sufiçit financiar shumë më të lartë mujor.
”Rritja e importit nuk është një shenjë e keqe. Përkundrazi, ai tregon se niveli i jetesës dhe fuqia blerëse e kinezëve është në rritje”, shtoi drejtuesi.
Përparimi i jashtëzakonshëm ekonomik i Kinës në dy dekadat e fundit është ndihmuar nga suksesi i madh i eksporteve të mallrave të shumëllojshëm, që bën që Pekini të ketë ketë një fitim prej qindra miliardë eurosh, në bilancin tregëtar me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më parë gjatë vitit, ekonomia kineze kaloi atë japoneze, duke u shndërruar në të dytën më të fuqishme në botë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Wollfarth: Nevojë urgjente për reformë zgjedhore
Partitë të mbajnë fjalën
Pensionet, “sulmi” mbi financat
Raporti i BE: Eurozona rrezikon recesionin
Përleshjet në Mitrovicë, Policia vijon hetimet
Tetovë, Berisha: Ridimensionim elitës intelektuale