SHBA kandidatet republikane Jo ndihme Europes

Kandidatët republikanë për presidencën amerikane deklaruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të qëndrojnë jashtë problemeve financiare të Europës dhe të mos pranojnë thirrje për investim parash.
Gjatë seancës së radhës të debatit republikan në Miçigan, ish-guvernatori i Masacusets, Mit Romni dhe ish-drejtuesi i industrisë së picave, Herman Kein, thanë se Europa duhet të kujdeset për veten.
“Europa mund të kujdeset për problemet e saj. Ne nuk duam të ndërhyjmë dhe të shpëtojmë bankat apo qeveritë e tyre”, deklaroi Romni.
Në këtë pikë të gjithë kandidatët u shprehën dakord, ndërsa më pas vazhduan debatin e tyre, ku fatkeqësisht, u përsërit performanca Kriza Financiare Kriza e Eurozonës godet edhe ekonominë kinezeRaporti i BE: Eurozona rrezikon recesionin Eurozona, Barroso: Ja rreziqet e përcarjes e dobët e guvernatorit të Teksasit Rik Perri. Ndërsa humbet pikë në cdo sondazh. Perri në debatin e fundit premtoi shkurtimin e tre agjensive shtetërore, por nuk i kujtohej njëra prej tyre.
“Nëse do të zgjidhem president, do të eleminoj agjensinë për tregtinë, arsimin dhe… nuk po më kujtohet e treat”, deklaroi Perri mjaft i turpëruar.
Megjithë batutat e rivalëve të tij, ai nuk ka mundur ta kujtojë agjensinë e tretë, ndërsa pas debatit shumë analistë thanë se ai duhet t’i japë fund fushatës së tij që tani.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Wollfarth: Nevojë urgjente për reformë zgjedhore
Partitë të mbajnë fjalën
Pensionet, “sulmi” mbi financat
Raporti i BE: Eurozona rrezikon recesionin
Përleshjet në Mitrovicë, Policia vijon hetimet
Tetovë, Berisha: Ridimensionim elitës intelektuale