Kriza e Kosoves mori fund- megjithate problemet tani fillojne

Ne Kosove merret fryme lirisht. Kriza aktuale u zgjidh pas dhunes me nje te vdekur dhe te plagosur pas luftes me fjale dhe bllokime rrugesh. Marreveshja midis shqiptareve dhe serbeve per ta pranaur gjendjen sic eshte u arrit nepermjet punes se komandantit te Kfor-it Erhard Buumlhler. Si ushtarak politikan dhe diplomat te mbledhura tek nje person ai arriti me mjeshteri te bindte kryenecet qe te shkonin serish ne tavolinen e bisedimeve ne Bruksel.
Megjithe ctensionimin e gjendjes provimi me i veshtire nuk eshte kaluar. Sepse bisedimet e deritanishme te ndermjetesuara nga Brukseli qe po vendosen tani ne pikepyetje shkaktuan konfliktin e fundit. Serbia vazhdon te refuzoje te njohe vulat e doganave te Kosoves duke shkaktuar nje lufte tregtare. Edhe ne tavolinen e bisedimeve Beogradi do te vazhdoje te mbaje kete pozicion sepse nese ben ndryshe kjo do te ishte nje hap ne drejtim te njohjes juridike te ish provinces qe ka patur nen juridiksionin e vet.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Komandanti i KFOR-it gjenerali Erhard Bhler
Kompromisi jo shume i dashur per forcat radikale shqiptare dhe serbe
Ekzistojne shume snajperiste te cilet mund te hedhin ne ere procesin e bisedimeve dhe ctensionimin. Nga pala shqiptare ekziston opozita radikale e cila thote se qeveria mban qendrim te bute ndaj pakices serbe ne veri te vendit. Edhe kryeministri Thaci ka ne partine e tij anetare te rendesishem te cilet kane bere para dhe kane fituar pushtet ne luften e armatosur kunder serbeve ne vitin 1998/99. Cdo kompromis me serbet eshte per ta kompromis i kalbur.
Tek pala serbe nje rol luajne zgjedhjet parlamentare qe pritet te mbahen pranveren e ardhshme. Asnje parti nuk mund te beje leshime te medha per Kosoven sepse perndryshe denohet duke mos marre vota. Tema e Kosoves eshte mbajtur e ndezur nga te gjitha qeverite ne tre dekadat e fundit sepse nepermjet saj mund te hutohen njerezit dhe te mos shohin mizjerjen ekonomike dhe sociale.
Edhe tani tundimi eshte i madh per te luajtur me karten e Kosoves per ta kanalizuar ne kete drejtim pakenaqesine e popullsise ndaj politikaneve ne pergjithesi dhe ndaj qeverise ne vecanti.
Mafia luan po ashtu rol ne veri te Kosoves per shkak te kontrbandes se krijuar
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga demonstratat serbe dite me pare ne kufirin Kosove-SerbiPervec kesaj nje rol luan edhe mafia perfaqesuesit shqiptare dhe serbe te cilet kane ne veri te Kosoves shpesh me shume ndikim se sa politikanet dhe administrata. Klanet kriminele te krijuara nepermjet kontrabandes nuk mund te kene interes qe kjo zone e cila sot eshte pothuaj e paprekshme nga ligji te futet ne rendin e politikes policise dhe administrates civile doganes dhe drejtesise. Sepse ata do te humbisnin pasurine dhe ndikimin dhe duhet madje te mendojne edhe se mund te ndiqen ga drejtesia.
Dhe pastaj do te vinte edhe BE-ja e percare e cila duhet te kishte linje unanime ne Kosove dhe qe nuk e ben absolutisht. Nderkohe qe disa vende te BE-se jane qe veriu kokeforte serb te vendoset nen kontrollin e Prishtines por te kete autonomi me te madhe nderkohe qe anetare te tjere te BE-se mbrojne pa asnje kusht pozicionin serb. Spanja Rumania Greqia Qiproja dhe Sllovakia druhen se njohja e ish provinces serbe te Kosoves do te ndiznin perpjekjet per pavaresi te provincave te veta.
Autor Thomas Brey dpa/Aida Cama
Redaktoi Mimoza Kelmendi