E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehn shpjegon Barroson

Olli Rehn kerkoi falje. Nje gjysme ore do te zgjasin leksionet e komisarit te monedhes qe kane synime vetem te mira tha finlandezi. bdquoKa patur shume konfuzion prandaj do te ishte mire qe te jete sa me konkret dhe preciz per te shmangur keqkuptimet dhe per te sjelle mesazhe te qarta.

Kjo mund te merret edhe si kritike ndaj shefit te tij. Jose Manuel Barroso presidenti i Komisionit te BE-se shkaktoi shume pasiguri diten e enjte 5.8 me nje leter qe i dergoi kryetareve te shteteve dhe te qeverive. Ai i kerkonte vendeve te BE-se qe te mos nguten me zbatimin e vendimeve te fundit te takimit te nivelit te larte. Pervec kesa Barroso ka thene se eshte duke menduar nese fondi aktual i krizes eshte i mjaftueshem. Ky hap nuk ndihmon ne kete situate dhe nuk sherben per qetesimin e tregjeve u tha ne Gjermani.

Rehn u perpoq diten e premte qe te kufizoje demet. Vendimet qe 17 vendet e euros morren ne fund te muajit korrik ishin piketa qe u shtruan ne rrugen per zgjidhjen e krizes. Ato nuk kane treguar efektin qe pritej sepse shume detaje nuk jane perpunuar ende dhe duhet te zbatohen nga parlamentet kombetare.

bdquoNe ketu flasim per jave jo per muaj. Per ti dhene fund pasigurise proceset teknike dhe politike duhet te marrin fund deri ne fund te shtatorit. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jose Manuel Barroso

Ceshtja ka te beje me rritjen e fleksibilitetit te fondit te krizes per vendet e euros. Vendet qe ndodhen nen presion lejohet te ndihmojne ne te ardhmen per parandalimin e krizes. Komisar Barroso beri te qarte diten e enjte se fondi prej 440 miliarde eurosh duhet shtuar. Kjo nuk eshte kerkese tha nje kolege e Rehn-it diten e premte kete e di prej kohesh edhe komisioni i BE-se. Por shefat e vendeve te euros nuk kane rene deri tani dakord.

Aktualisht kerkush nuk duhet te shqetesohet per Greqine tha Rehn. Takimi i nivelit te larte i mbajtur para dy javesh morri vendim per nje pakete tjeter ndihme me afat te gjate. Komisioni i monedhes mendon se nuk eshte e justifikueshme qe tani nen presion te bien Italia dhe Spanja. bdquoKeto ndryshime dramatike ne tregje jane sipas mendimit tone te pakuptueshme. Nuk mund te ndodhe qe baza ekonomike spanjolle dhe italiane te kete ndryshuar brenda nates.

Megjithese te dy vendeve iu eshte dashur te paguajne per perhapjen e rrezikut Rehn nuk mendon se ka shkak per programe emergjente ndihme. Te dy vendet jane duke ulur borxhet. Trazirat ne tregje sipas mendimit te tij kane te bejne me debatin e borxheve ne SHBA dhe me friken e keqesimit te koniuktures.

AutorKartin Brand/Aida Cama

RedaktoiEsatAhmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›