Serbet e refuzojne marreveshjen per zhbllokimin e situates ne veri te Kosoves

Nje radhe takimesh ndermjet KFOR-it perfaqesuesve te qeverise se Serbise dhe krereve te qeverise se Kosoves i paraprine arritjes se marreveshjes per menaxhimin e dy pikave doganore ne kufirin verior te Kosoves e cila perputhet me marreveshjen e se merkures e arritur ndermjet komandantit te KFOR-it Erhard Buhler dhe kryenegociatorit serb Borisllav Stefanoviq. Nje marreveshje e tille ndermjet kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci dhe gjeneralit te KFOR-it Erhard Buhler ka qene e domosdoshme mendon komandanti i Kfori-t Erhard Byhler. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Komandanti i KFOR-it Erhahrd Bhler
Gjenerali gjerman vlereson poashtu se ne veri te Kosoves nuk ka krize humanitare. bdquoDetajet e marreveshjes nuk dua tacutei diskutoj. Dhe nuk besoj se ka krize humanitare ne veri. Aktualisht ne veri portat jane te mbyllura per shkaqe sigurie. Une respektoj cfaredo vendimi te qeverise dhe nuk i takon KFOR-it te ngreje ndonje embargo e cila nderkohe nuk eshte e nevojshme meqenese portat jane te mbyllura.bdquo
Marreveshja ne perputhje me vendimet e qeverise se Kosoves
Sipas marreveshjes me KFOR-in per zhbllokimin e situates ne pikat kufitare 1 dhe 31 sistemi i tanishem i kontrollit do te vazhdoje i pandryshuar deri ne mes te shtatorit kalimi i veturave kamioneve me peshe deri ne 3.5 tone dhe kamioneve me ndihma humanitare pas identifikimit te kontrollit per arme largimi i bllokadave rrugore si dhe rivendosja e lirise se qarkullimit. Marreveshja per veriun me mundesi vazhdimi edhe pas mesit te shtatorit perfshin brenda vetes edhe te dhjete pikat e qeverise se Kosoves sic jane hapja e bllokadave te rrugeve mirembajtja e gjendjes se tanishme ne porta portat ne pergjegjesine e KFOR-it te cilat per shkaqe sigurie do te mbeten te mbyllura dhe zona te kufizuara ushtarake pas nje vleresimi nga nje organ i pavarur nderkombetar se ekziston nevoja per ndihma humanitare ne pika te caktuara kufitare lejohet hyrja e ndihmave humanitare deri ne 3.5 tone lejimi i mallerave per Kishen Ortodokse Serbe kontrollimi i cdo personi dhe makine per armatim identifikimi i cdo personi kontrolli i trenit Beograd-Mitrovice nga EULEX dhe Policia e Kosoves i ndihmuar nga KFOR-i si dhe KFOR-i do te kryeje operacionet e kontrollit ne vendkalimet e paautorizuara kufitare per te ruajtur nje mjedis te qete dhe te sigurt.
Bildunterschrift Serbet e Kosoves Rudare
Secila pale pjesen e vet te pergjegjesise
Perfaqesuesit e qeverise se Kosoves kane thene se pikat e diskutuara dhe te pranuara nga palet nderkombetare jane ne perputhje te plote me vendimet e qeverise se Kosoves te cilat perfshine masen e reciprocitetit me Serbine dhe vendosjen e ligjshmerise dhe kushtetutshmerise ne veri te Kosoves. Ndersa sipas zevendeskryeministries se Kosoves Mimoza Kusari-Lila palet do te mbikeqyrin zbatimin e ketij plani dhe secila pale e ka pjesen e vet te pergjegjesise. Institucionet e Republikes se Kosoves e kane funksionalitetin e plote te pikave doganore. Ceshtja e stabilitetit dhe paqes nenkuptohet se eshte mandat i KFOR-it. Perderisa per rendin e ligjin jane bashke Plicia e Kosoves EULEKS-i dhe qeveria e Kosoves me pjesen e vet ka thene Kusari-Lila.
Takimi i nisur pasditen e se premtes ndermjet perfaqesuesit te qeverise se Serbise Borisllav Stefanoviq dhe kryetareve te komunave paralele ne veri te Kosoves ka perfunduar mbreme vone 05.08. Pa deklarata per media Borisllav Stefanoviq shef i ekipit negociator serb dhe Goran Bogdanovic minister per Kosoven ne Qeverine e Serbise kane kerkuar nga serbet ne Rudare te Zvecanit ne Zubin Potok dhe Leoposavic largimin nga barrikadat dhe respektimin e marreveshjes se arritur. Por perfundimin e krizes ne veriun e Kosoves e ve ne pikepyetje medyshja e serbeve ne Rudare te Zveqanit per te zhbllokuar rrugen te pakten deri te shtunen 06.08 kur strukturat paralele serbe pritet qe te deklarohen nese do te pranojne apo do te kundershtojne marreveshjen e arritur.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Barrikadat serbe Rudare
A ka perfunduar vertet kriza ne veri te Kosoves
Casllav Sofronieviq kryetar i fshatit Rudare te Zvecanit ne te cilin tash 13 dite eshte ngrehur barrikada me e madhe tha per Dojce Vele-n se bdquoPopulli eshte i vendosur te qendroje ne barrikada derisa te mos permbushet kerkesa jone qe cdo gje te kthehet ne gjendjen e para 25 korrikut. Me dhune mund tacutena largojne dhe le te urdherojne nese kete duan ta bejne mbi popullin duarthtate. Mua me vjen keq per policin e vrare i cili sigurisht ka pasur edhe femije dhe kjo nuk do duhej te ndodhte. Por ketu sic po e shihni edhe vete kemi nje bllokade me burra gra pleq dhe femije jane populli i ketushem te cilet ne menyre paqesore deshirojne dhe kerkojne qe te jetojne ne shtetin e Serbise.
Te enjten baza amerikane e Kforit Bondstill me ane te nje komunikate njoftoi se komandantit te Grupit Shumekombesh -Lindje kolonelit Majkell Shvarc i ishte bere me die nga protestuesi se brenda ketyre grupeve kishte njerez qe rrinin perkunder vullnetit te tyre. Nga nje turme e tille u shkrepen edhe plumbat qe moren jeten e nje polici dhe lenduan dhjetera te tjere. Ndersa pikepyetjen nese Serbia vertet i do serbet e Kosoves apo i shfrytezon ata per qellimet e veta kete ane te medaljes serbet e ketushem nuk duan ta shohin as sacutemund ta pranojne. Dhe prandaj z.Sofronievic thote i bindur plotsisht se Nena nuk braktis foshnjen e vet.
Bildunterschrift Serbet bllokojne rrugen
Hapi tjeter-rikthimi ne tryezen e bisedimeve
Nderkohe Presidenca e Kosoves pershendet marreveshjen e arritur lidhur me kufijte verior te Kosoves. Marreveshja e arritur ndermjet qeverise se Republikes se Kosoves dhe Qeverise se Republikes se Serbise e ndermjetesuar dhe e miratuar nga KFOR-i eshte nje lajm i mire per qytetaret e te dyja vendeve dhe nje veprim i arsyeshem i cili zhbllokon gjendjen e krijuar ne tri komunat veriore te Kosoves dhe ne pikat kufitare 1 dhe 31. Vendimi i qeverise se Kosoves per aplikimin e masave te reciprocitetit ne kembimin e mallrave me Serbine dhe ne urdhrin e Kryeministrit te Kosoves per te derguar nje Njesi te Policise Speciale te Kosoves per tu mundesuar doganave te Kosoves zbatimin e mases se doganimit dhe te kontrollit te mallrave qe hyjne ne territorin e Kosoves ishte nje veprim i drejte e i koordinuar dhe si i tille legal dhe legjitim per shtetin sovran te Kosoves thuhet nder te tjera ne deklaraten per media leshuar nga Zyra e Presidences se Kosoves e cila mbeshtet hapin tjeter per kthimin e te dyja paleve ne tavolinen e bisedimeve qe me ndermjetesimin e BE-se te gjejne nje zgjidhje themelore te konfliktit. Sepse sic thuhet ne komunikate axhenda ne Bruksel qe palet dialogojne me ndermjetesimin e BE ndashse eshte alternativa e vetme deri ne normalizimin e plote te marredhenieve ndermjet Kosoves dhe Serbise si dy shtete sovrane me nje te ardhme te perbashket ne integrimet euroatlantike nje rruge te cilen mund ta kalojne me sukses vetem duke bashkepunuar duke ndihmuar njeri-tjetrin dhe duke i zgjidhur te gjitha ceshtjet dhe problemet praktike ne modelin e standardeve evropiane.
AutorAjete Beqiraj
RedaktoiAida Cama