Kriza e identitetit maskilist
Gjatë gjithë këtyre viteve tranzicion, çështjet që kanë të bëjnë me maskilitetin janë trajtuar pak ose aspak, megjithëse tranzicioni ka pasur të njëjtat efekte transformuese mbi të, ashtu siç ka pasur dhe mbi feminilitetin. Zakonisht problemet gjinore në Shqipëri përgjithësohen te dhunimi i femrës, e në tre muajt e fundit, edhe te ngacmimi seksual në vende publike. Por shpeshherë debatet e ndezura dhe të papajtueshme përfundojnë në një frymë solidariteti, duke theksuar që ‘ka dhe burra të dhunuar nga gratë‘.
Në fakt, maskiliteti shqiptar si koncept është pak i trajtuar nga sociologjia shqiptare, megjithëse në zhargonin popullor ai është i kudondodhur me anë të konceptit të ‘burrërisë‘, i cili është shumë i ideologjizuar, dhe nuk mund të përfshijë dot vetëm një tipar dallues gjinor. Por shpesh përfshin nderin, forcën, besën etj., që në një shoqëri kryesisht patriarkaliste, si kjo e jona, projektohen më shumë te mashkulli sesa te femra. Dhe në qoftë se ndodh që një femër t‘i ketë këto tipare apo karakteristika, ajo atëherë patjetër cilësohet si ‘burrneshë‘. I gjithë ky diskutim bëhet për të thënë që fjalën ‘maskilitet‘ nuk mund ta përdorim si sinonim të fjalës ‘burrëri‘.
Sigurisht që ky është një problem ende shumë kompleks edhe për shoqëri shumë më të zhvilluara sesa shoqëria jonë, por në qoftë se ne arrijmë të flasim e të diskutojmë për të, është më mirë dhe më çliruese se thjesht ta konsiderojmë një tabu, një temë që nëse hapet vë në dyshim ‘burrërinë‘ e meshkujve, duke i çnderuar ata.
Për të bërë një analizë të tillë duhet shumë më shumë sesa thjesht perceptime, që shpesh rezultojnë edhe të gabuara. Zakonisht kur trajtohet një temë e tillë merren parasysh një sërë faktorësh, duke filluar që nga ato psikologjikë e deri tek ato rrethanorë apo edhe kulturorë. Është interesant fakti që zakonisht, kur ndodh një krim familjar në një zonë të ardhurish në Tiranë, gati gjithmonë komentet private apo shpeshherë dhe publike pas ndodhjes se krimit, janë: ‘ishte një krim për nder‘, ‘është në kulturën e tyre të veprojnë, ashtu siç kanë vepruar‘ etj. Ndërsa nëse po i njëjti krim ndodh te banorët vendas një gjë e tillë do të shpjegohej me anën psikologjike, me faktorët e atyshëm rrethanorë apo dhe ato socialë, si varfëria, alkoolizmi etj., etj. Gratë protagoniste, të gjalla apo të vdekura, të këtyre historive karakterizohen si viktima dhe askush nuk i bën pyetjen vetes: Çfarë nuk shkon me meshkujt në Shqipëri?
Mendimi im, që mund të jetë dhe i gabuar, por që kërkon të nxisë debat, është që tranzicioni shqiptar, ndonëse e ndryshoi gati tërësisht jetën dhe mënyrën tonë të të menduarit, në fakt ka sjellë më shumë ndryshime për meshkujt, sesa për femrat shqiptare, sidomos nga ana konceptuale e hierarkisë së vlerave. Është e vërtetë që, femra shqiptare, pas rënies së socializmit, bëri hapa prapa për sa i përket sferës publike, duke qëndruar më shumë në sferën private, duke bërë të shpikej edhe termi i padëgjuar më parë i ‘shtëpiakes‘. Por, në përgjithësi, për meshkujt ndryshimet ishin më drastike, sepse ndryshe nga femra, ata ndryshuan mënyrën e të menduarit dhe hierarkinë e vlerave. Ndoshta kjo, sepse ishin meshkujt shqiptarë që patën përballjen e parë me botën jashtë, me statusin e emigrantit. Dhe sigurisht agjentët aktivë të ekonomisë së tregut në Shqipëri janë meshkujt, madje me role më të zgjeruara se më parë, duke qenë se sfera publike u bë më e rrezikshme për femrat dhe puna e tyre paguhet më pak se e meshkujve. Kështu që, në përfytyrimin e identitetit maskilist në Shqipëri kemi një ndërthurje të vlerave patriarkaliste me ato kapitaliste, apo më butë të ekonomisë së tregut.
Nga ana tjetër, zakonisht identitetet, qofshin këto mashkull apo femër, më shumë se reale janë të përfytyruara. Në fantazinë tonë prej femre apo burri sigurisht që secili përfytyron diçka që është e ndryshme nga ajo që na paraqitet në realitet. Sa më larg të jetë përfytyrimi nga realiteti aq më i frustruar dhe në krizë do të jetë mbajtësi i këtij identiteti. Zakonisht, krizat e identitetit në realitetin shqiptar zgjidhen me anë të dhunës, qoftë kjo fizike apo verbale. Dhe krizat e identitetit sigurisht që do të jenë më të pranishme në zonat periferike të të ardhurve, sepse janë ata që kanë një përfytyrim tjetër për identitetin e tyre dhe përballen me një realitet të ri, të kundërt me përfytyrimin e tyre.
Sigurisht që literatura botërore për këtë temë thotë që ka disa lloj maskilitetesh brenda të të njëjtit person si për shembull, maskiliteti si prind, vëlla, shok, i dashur, bashkëshort etj. Në median shqiptare është më e dukshme shfaqja e maskilitetit në lidhje me femrat dhe dhunës që ushtrohet mbi to. Megjithatë mendoj që, nëse do bëhej ndonjë studim, ndoshta rezultati do ishte që maskiliteti në Shqipëri në më të shumtën e herëve shfaqet në marrëdhëniet ndërmjet vetë meshkujve, ku mjafton të përmendim përplasjet e dhunshme dhe vrasjet e pakuptimta për një ‘gërvishtje makine‘ (në thonjëza, megjithëse dhe kjo ka ndodhur apo jo). Sepse, ndoshta këto raste, ato i shohin si mundësi të arta për të konfirmuar identitetin maskilist të përfytyruar të tyre, përderisa femrat konsiderohen të një rangu më të ulët nga meshkujt. Sidoqoftë, fakti që vrasje të këtij lloji kanë qenë më të përhapura në mes të viteve ‘90 dhe kanë ardhur në ulje, nuk tregon që kriza e identitetit maskilist është drejt fundit të saj, por që po tjetërsohet dhe po merr një formë tjetër, ndoshta më të sofistikuar. Na duhen më shumë studime për këtë, madje dhe studime etnografike, ndoshta duke filluar dhe nga evoluimi i modelit të flokëve (zhdukjes së çuditshme të bisht-pëllumbave dhe dominimit të sotshëm nga flokët prej iriqi me xhel). Pa folur për efektet e kësaj krize në politikë, sepse ajo do ishte një temë më e gjatë dhe më e ndërlikuar.