Dy vitet e Sarkozisë në Elize
Nikolas Sarkozi e mori presidencën franceze në maj të vitit 2007 me premtimin se do ta ringjallte vendin, si dhe do të rivendoste prestigjin e tij si shtet i madh. I stuhishëm, me besim shumë të fortë te vetvetja dhe i martuar me një prej grave më të famshme në botë, presidencës së tij nuk i kanë munguar edhe dramat. Ndërkohë që popullariteti i tij ka shënuar rënie, ndërsa numri i të papunëve rritet dhe punonjësit e sektorit publik janë në grevë. A i ka mbajtur Sarkozia premtimet?
Një festë paksa e çuditshme u zhvillua javën e kaluar në Shamp Elize. Kjo, pasi festën e organizuar për nder të dyvjetorit të tij si President i Francës, Nikolas Sarkozi vendosi ta zhvillojë në nivele private, pa pompozitetin dhe shkëlqimin që normalisht e kërkon aq shumë. Për analistët nuk është e vështirë të kuptohet përse. Popullariteti i tij ka rënë kokëposhtë, nga 60 përqindëshi i dikurshëm, në 30 për qind sot. Një sondazh i publikuar javës së shkuar tregoi se 63 për qind e popullsisë ndihej e zhgënjyer nga 24 muajt e tij të parë në postin e kreut të shtetit. Numri i njerëzve që aprovojnë punën e tij është vetëm 36 për qind.
Faktet në terren janë të pakundërshtueshme: niveli i papunësisë arriti në 8.6 për qind në janar dhe në shtresën e të rinjve kjo e dhënë është edhe më demoralizuese, 21 për qind; grevat e sektorit publik janë kthyer në diçka më se të zakonshme dhe miliona kanë demonstruar muajve të fundit kundër qeverisë. Çdo javë, një sektor i ri i bën të qarta ankesat e veta: javës së shkuar burgjet, një javë më parë spitalet. Universitetet janë paralizuar prej muajsh nga greva më e madhe në historinë e Akademisë Franceze. Më pas vijnë punonjësit e sektorit privat, të cilët përpara shkurtimeve masive të vendeve të punës, marrin peng shefat e tyre, me shpresën se kështu do të arrijnë marrëveshje të mira. Marrja peng e bosëve, "bosmarrja" mund të konsiderohet si një prej karakteristikave më të spikatura të viteve të Sarkozisë.
Dhe të mendosh që dy vjet më parë Sarkozi ishte njeriu i momentit, i cili do të thyente traditën e presidentëve francezë dhe do ta shpinte Francën në epokën e re të tregut liberal. Me karakterin që ka, mezi ç‘priste të fillonte. Para zgjedhjeve kishte deklaruar se Franca mund të reformohet brenda 100 ditëve. Në të vërtetë, 100 ditët e para qenë veç spektakël televiziv. Në tetor të vitit 2007 u konfirmua se Sarkozi ishte bërë Presidenti i parë në historinë franceze që divorcohej, ndërsa ishte në detyrë. Sesilia, e cila nuk kishte treguar asnjë dëshirë për të luajtur rolin e Zonjës së Parë, doli vetë nga skena. Vetëm pas pak ditësh hyri Karla. Ish-modelja që i pëlqejnë këngët seksi, e njohur për aventurat e panumërta me burra të famshëm, ishte gjithçka mund të kishte ëndërruar ndonjëherë media. Por njëherësh ishte edhe ajo që kishte ëndërruar Presidenti. Me ritmin tipik prej "super-sarkozie", romanca u bë menjëherë publike dhe muaji i tyre i mjaltit u zhvillua mes një grupi të madh paparacësh.
"Sarkozi, njeriu që bëri pluhur Presidentin institucional duke mishëruar demokracinë individuale të pasqyruar prej një klase politike spektakolare", shkroi Lorent Zhofri, kryeredaktori i "Liberation". "Ka sjellë në skenë në mënyrë të përsosur kulturën bashkëkohore të televizionit ‘reality‘, i përbërë nga ekspozimi i intimitetit, fjalimeve popullore dhe kompeticionit të egër. Telenovela e jetës së tij sentimentale në të gjitha mediat është veç një ilustrim i këtij fakti".
Sondazhet tregojnë se këto rezerva ndahen nga shumë francezë. Ndërsa numri i atyre që e mbështesnin binte kokëposhtë, këshilltarët e tij vendosën të ndërmerrnin veprime urgjente. Presidenti spektakolar u bë papritmas tepër i rëndë. Por me gjithë skenarin e ri dëmi ishte bërë dhe vështirë të riparohej. Ndoshta elementi me negativ ishte fakti se Sarkozija, dikur kryetar i bashkisë së qytetit më të pasur në Francë, u perceptua si mik i përhershëm i shtresës së privilegjuar.
Një prej veprimeve të tij të para si President ishte reformimi i sistemit fiskal, në mënyrë që askush të mos paguante më taksa që i kalonin 50 për qind të të ardhurave. Veten e rrethoi me biznesmenët më të rëndësishëm në Francë, mes të cilëve milioneri i industrisë së publicitetit Zhak Seguela, i cili shkaktoi një stuhi mediatike, duke vërejtur gjatë një interviste televizive se "nëse deri në moshën 50-vjeçare nuk ke një ‘Rolex‘, e ke çuar jetën dëm".
Edhe pse ia ka dalë të marrë disa masa pozitive në kuadrin legjislativ, nuk arriti t‘i përmbahej axhendës së tij të djathtë dhe ajo që i përkeqësoi edhe më tej gjërat ishte shfaqja e krizës globale financiare. Me pak fjalë, fronti i brendshëm nuk duket aspak mirë. Por një prej elementeve më mbresëlënëse të dy viteve të para të Sarkozisë është energjia që ka treguar në skenën ndërkombëtare. Gjatë presidencës frenetike franceze të Bashkimit Evropian dhe më pas, kur "hiper-presidenti" i ra kryq e tërthor botës, nga Tbilisi në Ramallah, popullariteti i tij u rrit përsëri. Suksesi i disa prej misioneve diplomatike është i diskutueshëm, por duket sikur francezët ishin të kënaqur që Presidenti i tyre të paktën po ndërtonte ura në arenën ndërkombëtare, në vend që t‘i shkërmoqte.
E, megjithatë, ekspertët ndahen në këtë pikë. Disa vërejnë se mënyra si ndërvepron me liderët e tjerë botërorë nuk lënë vend për progrese të vërteta në këtë kuadër. Zakoni për të dhënë opinione personale vend e pa vend jo vetëm që ka shkaktuar stuhi brenda opinionit vendas, por ka nervozuar edhe liderë kaq me peshë sa ç‘janë Barak Obama e Gordon Braun.
Elizeja as që e përmendi zyrtarisht dyvjetorin e presidencës së Sarkozisë. Përveçse e përmendi një herë shkarazi gjatë një fjalimi në Nimes, njeriu që do ndryshonte Francën në 100 ditë, i shmanget çdo mundësie për të renditur sukseset dhe dështimet e aktivitetit të tij presidencial.
E, megjithatë, e bënë të tjerët për të. Partia Socialiste e përkufizoi dyvjeçarin "dështim". Partia Antikapitaliste e skajit të majtë, tha se e ka përdorur pushtetin në dobi të pakicës dhe në dëm të shumicës. Botuesi i "Le Monde", Eric Fotorino, paralajmëroi se Sarkozia duhet të veprojë urgjentisht, përndryshe rrezikon që presidenca e tij të marrë fund si "bonapartizëm televiziv, në të cilin vullneti për pushtet fiton mbi realitetin".
Humori i opinionit publik është i qartë. Për shkak të të gjitha premtimeve për progres "dhe ndryshim" që nuk ka mundur t‘i përmbushë. Më keq akoma: nuk arriti t‘i bindë kritikët e tij se ndryshimi nga modeli tradicional francez është bërë për mirë dhe jo për keq. "Franca është bërë më e pabarabartë. Ishte që më parë e pabarabartë, por sipas axhendës së Sarkozisë duhej të bëhej edhe më shumë nga ç‘qe".