PO SITUATA "WIN-WIN" KU SHKOI?
Nuk ishte e papritur që të dhënat e sondazheve të "Zogby International" për rezultatet e pritshme të zgjedhjeve politike të shkaktonin, kryesisht në mbështetës të "së majtës", një trumhasje si kjo e këtyre ditëve. Në një kohë kur shumëkush e konsideronte deri të papranueshëm rikthimin në pushtet të Berishës katër vjet të shkuara; në një kohë kur shumëkush besonte se për shkaqe nga më të ndryshmit, Berisha nuk do t‘ia dilte që ta mbyllte të plotë mandatin qeverisës, krejt "papritur", tash shumëkush flet për mundësinë e një mandati të dytë të po këtij Berishe. Sikundër është e kuptueshme në një situatë të tillë, po shumëkush filloi të gjejë (në gjuhën shqipe të këtyre viteve të fundit, për shkak të anshmërisë së atyre që merren me veprimtari publike, fjala "gjej" është përfundimisht ekuivalente me fjalën "fabrikoj") shkaktarët e kësaj situate, që në pamje të parë duket paradoksale.
Ndërkaq, shumë kishin këmbëngulur se nuk lipsej të bënin opozitën e opozitës, se do të duhej të angazhonin të gjitha bateritë mediatike dhe intelektuale kudër Berishës dhe berishizmit, e kështu me radhë. Për hir të së vërtetës, edhe vetë, jo një herë, jam ndier në siklet ngaqë jo rrallë kam guxuar të merrem me vënien në dukje të paaftësisë së të bërit opozitë te ne. Me këtë rast kujtoj se nuk kanë qenë të pakët zërat që kundërshtuan qysh në krye të herës mënyrën se si u komportua kjo opozitë me pushtetin. Kujtoj se, po kështu nuk ishin të pakët zërat që folën për një opozitë të tipit OJF, pra për një opozitë aspak politike, për një opozitë të lodhur nga mbingrënia e korrupsionit qeverisës ("maçokë të dhjamur restorantesh", i quante ai miku im profesor, i cili beson se të përpiqesh të shpjegosh zhvillimet politike në Shqipëri përmes metodikave dhe skemave të politikëbërjes botërore është qesharake njëlloj sikur t‘i veshësh qenit brekë), një opozitë që nuk arriti as të mbrojë minimumin e arritjeve të veta, një lloj stabiliteti të administratës publike dhe të disa institucioneve, sikundër ishte, të themi, ai i Statistikës e kështu me radhë.
Edhe më të dukshme u bënë simptomat e kësaj sëmundjeje me rastin e tragjedisë së Gërdecit, kur, po kjo opozitë, jo vetëm që nuk ishte në gjendje të denonconte krimin shtetëror dhe ta përdorte atë politikisht, por përkundrazi, shpejtoi në marrëveshjen e ndryshimeve kushtetuese, që nuk kishin asnjë qëllim përmirësues të realitetit kushtetues shqiptar, apo të marrëdhënieve ndërinstitucionale, përpos çelnikosjes së liderëve në të dy blloqet: Ramës, ende të brishtë në PS, dhe Berishës së lodhur në PD. Sikundër ishte e pritshme, me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pushteti i këtyre "kryetarëve" u shtri edhe në kapërcyellin e zgjedhjeve të pritshme.
Përkundër shumë reagimeve të pjekura që i kundërshtuan këto lëvizje politike (mes së cilëve edhe konstitucionalistët më të mirë të vendit), ata që tashmë kishin ndryshuar "usta" shpejtuan t‘i shpjegojnë popullit shqiptar se, kjo ishte një situatë që ata e etiketuan "win-win situation", situatë që është në të vërtetë në themel të shtetit funksional demokratik, i cili nuk ngre një gjysmë të vetën kundër gjysmës tjetër, por ndan përgjegjësitë dhe detyrimet.
Mirëpo zhvillimet e fundit, kur vetë po këta "personalitete" po përpiqen t‘i mbushin mendjen publikut se Berisha po përgatit manipulimin e procesit zgjedhor (kujtojmë: "taksa e votës", "kartat e identitetit", lëshimi preferencial i këtyre kartave, incidentet e para nëpër komuna të largëta etj., etj), nuk ka se si të mos të na shtyjnë të mendojmë se, e ashtuquajtura marrëveshje e llojit "win-win" në të vërtetë ka pasur një defekt thelbësor që në ngjizje të vet: mungesën e besimit reciprok të klasës politike. Thënë ndryshe, marrëveshja ishte ngjizur me hile. Se ç‘ka në bazë kjo "hile" do ta tregojnë zgjedhjet, kualiteti dhe rezultati i tyre.
Nuk është e vështirë të shihet edhe një lloj alarmi (paçka se i vonuar) në shkrime e analiza, që synojnë të bëjnë radiografinë e kësaj që po ndodh. Sipas shumëkujt, alarmi buron nga fakti se Berisha mund të jetë sërish në pushtet. Në një shkrim të para dy ditëve, për këtë "gjëmë" shkohej deri tek anatemimi i dembelizmit të Lubonjës, apo brerjet e ndërgjegjes së Fevziut, por anashkalohej një analizë në lidhje me përgjegjësitë e lidershipit aktual politik të së majtës së fragmentarizuar. Që një analist, një televizion, një figurë çfarëdo publike të mbajë një anë, qoftë edhe jo në harmoni me shumicën, është e drejta e tij e pamohueshme, por që një opozitë e tëra të mbajë këto qëndrime "axhaminjsh" politikë, kjo është e pafalshme. Dhe kjo, para së gjithash, meriton të analizohet me thellësi, pasi në një shoqëri demokratike, ashtu si pozita, edhe pozita kanë përgjegjësi publike dhe jetojnë falë kontributeve (edhe financiarë) të mbarë shoqërisë. Në këtë këndvështrim, mbetet e domosdoshme edhe e ashtuquajtura "opozitë e opozitës", jo në konceptin e inateve fshatareske që nuk është se i kemi të pakta, por pikërisht në këtë këndvështrim të funksionimit të shoqërisë demokratike. Gjithë në këtë rrafsh, një sërë pyetjesh besoj se janë të domosdoshme për t‘u artikuluar.
Sa ishte në gjendje kjo opozitë të administronte pakënaqësitë popullore nga "keqqeverisja e Berishës" (që shumëkush e ndien në kurriz dhe opozita vetëm sa e deklaron)? Librat që merren me politikë shpjegojnë se detyra e opozitës është madje më tepër sesa kaq: ajo ka për detyrë t‘i zgjojë këto pakënaqësi edhe atje ku njerëzit nuk i shohin. Kjo shpjegon shkakun e opozitës në vende të zhvilluara, ku logjikisht punët shkojnë mirë.
Sa ishte në gjendje kjo opozitë (në të vërtetë ky "leadership") të bashkonte kontributet e shpërndara opozitare, qoftë edhe ato të shoqërisë civile, në një strukturë të vetme jo vetëm partiake, por në radhë të parë programore, mobilizuese? Nuk është e tepërt të themi edhe një herë se, falë ambicieve vetanake të dy a tre personave (bashkë me anturazhin xheloz të atyre që i rrethojnë) sot opozita është më e përçarë se kurrë më parë. Asnjë sistem vlerësues kontributesh nuk funksionon në to, pos sistemit të klaneve dhe tarafeve. Thënë shqip: nëse Edi Rama e sheh se pa Ilir Metën nuk i fitojnë dot zgjedhjet, nëse mungesa e kontributit të Fatos Nanos sjell një tkurrje apo ftohje të elektoratit, nëse pa kontributin e Meidanit, të Majkos e shumë të tjerëve ndodh e njëjta gjë, atëherë ai e kishte për detyrë të gjente udhët që t‘i bashkonte këta kontribute, ashtu si edhe të shumë të rinjve, që nuk kishte pse të katapultoheshin vetëm falë "miqësisë" personale me "kryetarin".
Nëse shija e publikut është negative në lidhje me moskandidimin e Ramës (ai e ndien humbjen, spekulonte dikush, prandaj s‘e lëshon Bashkinë) dhe do të sjellë për pasojë ulje të angazhimit qytetar, atëherë ai, së bashku me strukturat e partisë (nëse ekzistojnë ende), duhet ta rishohë vendimin e tij…
Nëse gjendja ekonomike është përkeqësuar, sikundër pretendon opozita, nëse qeverisja është klanore dhe familjare, nëse ky popull "nuk e do Berishën", siç dëgjojmë të thuhet andej-këtej, atëherë ka qenë paaftësia e kësaj opozite që nuk ka arritur ta shndërrojë këtë pakënaqësi në numër votash.
Besoj se kjo do të ishte një mënyrë ku e ku më e mirë e gjykimit të shifrave të "Zogby"-t, (pavarësisht dyshimeve për saktësinë e tyre) se sa anatemimi i tyre, anashkalimi i analizës, apo ca më keq, i kokëshkretisë që tashmë po e shohin të gjithë se është një nga karakteristikat e së ashtuquajturës "politikë e re".
Në vend të mbylljes:
E, ai miku im profesor që e përmenda edhe më lart, me mllef më shante klasën politike shqiptare.
- Po ti ç‘ke, - i thashë jo pa shpoti, - rrogën e ke të mirë, fëmijët t‘u rritën, ja, po shkon edhe për specializim në Francë…
Më pa ngultazi.
- E di ti atë fabulën me Nastradinin?, - më pyeti duke më kursyer kësaj radhe atë shpjegimin e tij në lidhje me brekët e qenit. Një ditë, gruaja e Nastradinit dëgjoi një rrëmet të paparë nëpër shkallët e shtëpisë. "Ǒndodhi, Nastardin efendi?", e pyeti të shoqin. "Asgjë, iu përgjigj i shoqi, ra qyrku nga shkallët". "Ǒmë thua, more ditëzi, s‘mund të bëjë kaq shumë zhurmë qyrku!!!". "Epo, isha edhe unë brenda", -iu përgjigj Nastardini. Ja përse kam mllef edhe unë. Jam brenda. Brenda këtij qyrku, që quhet Shqipëri, jemi brenda të gjithë.