E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet pasi del nga Big Brother, se duronte botën jashtë

Një konkurrent në reality show-n e famshëm, tip Big Brother, në Francë, vrau veten pasi doli nga shtëpia për shkak se nuk ambientohej dot me botën e jashtme.

Francois- Xavier Leuridan u hodh përpara një makine në një rrugë kryesore për shkak se vuante nga depresioni për shkak se nuk ambientohej në botën reale, raportuan mediat.

22 vjeçari kishte dy vite që vuante, që kur kishte dalë nga spektakli.

Ai kishte nxjerrë një këngë dhe kishte ngritur një linjë veshjesh, por të dyja kishin rezultuar një dështim. Më pas ai u zhduk nga sytë e opinionit publik.

Vdekja e tij ka bërë që të ngrihen akuza se konkurrentët e etur për famë nuk marrin trajtimin  e duhur psikologjik pasi dalin nga qendra e vëmendjes së publikut.

Një nga konkurrentët tha se Leuridan nuk e pranonte dot që nuk ishte më i famshëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›