E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulltani i Bruneit nxjerr makinat në shitje

Mos e ka prekur kriza edhe Sulltanin e Bruneit, 65 vjeçarin Hasanal Bolkiah?

Jo, jo, nuk bëhet fjalë. Por edhe një nga njerëzit më të pasur në botë duhet të bëjë ndonjë pastrim. Ai ka në pronësi mbi 1 mijë makina luksoze. Nja dy duzina do i nxjerrë në shitje.

Ferrari, Rolls Royce, Aston Martin, natyrisht me çmime të leverdishme.

Shumica e tyre nuk janë ngarë asnjë herë. Një Ferrari Enzo do e ofrojë për 1.6 milion euro.

Një Rolls Royce Phantom për 116 mijë euro.

Një Ferrari F50 për 799 mijë euro.

Një Bentley Arnage T. për 197 mijë euro.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›