Kriza e ushqimeve Rritje cmimesh te produkteve baze

Nje vere jashtezakonisht e nxehte ne Shtetet e Bashkuara thatesira e madhe ne Rusi dhe shirat e dendur ne Kanada dhe Europe kane goditur fort prodhimin bujqesor.
Kjo ka rritur shqetesimet per nje renie te ofertes ne treg qe Financial Times e cileson si nje situate te ngjashme me ate te vitit 2007-2008. Disa analiste te kompanive me te njohura financiare thone se bota eshte sakaq ne nje krize ushqimesh duke argumentuar se prodhimi kete vit eshte shume me i ulet nga sa pritej. Perballe ketyre sinjaleve pak dite me pare Banka Boterore riaktivizoi serish programin kunder krizes se ushqimeve i ngritur ne vitin 2008 por qe ishte ndaluar pas perfundimit te krizes se ushqimeve.
Ne presim qe situata ne tregun e ushqimeve te mbetet e paqarte te pakten deri ne vitin 2015 deklaroi drejtori i Bankes Boterore. Pas rritjes se forte te cmimeve te miellit se fundmi tregjet po perballen me rritjen e cmimit te misrit i cili krahasuar me 1 tetorin eshte rritur me 20 per qind duke kapur nivelin me te larte nga gushti i 2008. Meqenese misri sherben si ushqim baze per bagetite frika eshte qe shume shpejt do te rritet cmimi i mishit dhe prodhimeve te tjera blegtorale.