E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ekonomike, SHBA: Më e keqja mund të vijë

Samers, që është drejtor i Këshillit Kombëtar Ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, në intervistën për të përditshmen londineze, Financial Times, ka thënë se nuk mendon se më e keqja e krizës ekonomike ka kaluar.

Sipas tij në Shtetet e Bashkuara, do të humben edhe më tepër vende të punës, ndërsa GDP mund të shënojë rënie të mëtejshme.

Megjithatë, ai shprehu optimizëm duke thënë se beson se “ndjenja e panikut” në tregje është kapërcyer dhe tashmë nuk ekziston ndjenja se situata ekonomike është jashtë kontrollit.

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë se ai e kupton se ripërtëritja ekonomike nuk ka arritur ende, kështu që është e “parakohshme” që programet stimuluese të ndalen.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›