Policia greke prish kampin e imigrantëve në Patra
Rreth 100 policë morën pjesë në këtë operacion të ndërmarrë në një kamp të zënë kryesisht nga imigrantë afganë, duke mos shembur vetëm një xhami të improvizuar dhe një tendë të përdorur nga mjekët vullnetarë.
''Me mbërritjen e policisë, kampi ishte pothuajse i boshatisur nga imigrantët, por rreth 100 persona, prej të cilëve 30 fëmijë u dërguan me autobus drejt një spitali lokal'', deklaruan përfaqësuesit lokalë.
Përleshjet e shfaqura mes grupeve rivale afgane dhe somaleze kanë shkaktuar tension tek banorët e Patras që u kanë kërkuar autoriteteve lokale dhe qeverisë të ndërhyjë.
Zyra e Komisariatit të Lartë të OKB-së për refugjatët (HCR) dhe shumë OJQ i kanë kërkuar Greqisë të përmirësojë kërkesat për azil dhe të rrisë numrin e qendrave të pritjes.