E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike apel i Frances dhe Gjermanise

Dy vendet kryesore te eurozones kerkojne nje nderhyrje te shpejte ne Iralnde per te penguar perhapjen e metejshme te krizes. Ndihmat financiare europiane per Irlanden e zhytur ne borxhe sipas kancelares Angela Merkel dhe presidentit francez Nicolas Sarkozy do te duhej te ofroheshin ne rruge te shpejte.

Te dy politikanet kane pasur nje bisede telefonike te gjate me njeri-tjetrin dhe kane arritur ne perfundimin qe negociatat me qeverine irlandeze duhet te sjellin nje perfundim sa me te shpejte. Liderat europiane e cilesuan si mbreselenes programin irlandez i rimekembjes. Ky program do te lehtesoje buxhetin e vendit deri ne vitin 2015 ne nje total prej 15 miliarde eurosh.

Merkel dhe Sarkozy e argumentuan kete se paketa e shpetimit te euros deri ne 2013 mbetet e pandryshuar dhe e vlefshme. Thirrja per veprim nga dy ekonomite baze te eurozones vjen ndersa si qeveria franceze dhe ajo gjermane po bashkepunojne per krijimin e nje mekanizmi krize permanente i cili do te zevendesoje fondin e perbashket per shpetimin e shteteve pas 2013 ne nje kohe kur ekspertet kerkojne rritjen e paketes aktuale te shpetimit te euros.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›