Osmani Nuk gabojme me ndaj Flamurtarit fitojme ne

Tirana pas 12 takimesh ka marre 18 pike. Bardheblute renditen ne vendin e katert
Askush me pare nuk do te kishte menduar se ne javen e 12-te Tirana do te luante perballe Flamurtarit nje ndeshje qe vlen sa gjithe sezoni. Keshtu kete fundjave dy nder ekipet me me tradite ne vend do te kryqezojne shpatat ne kryeqytet. Tirana e vendit te katert 18 pike do te prese ne fushen e saj Flamurtarin e vendit te pare 28 pike. Kjo do te jete nje ndeshje decizive per 24 here kampionet e Shqiperise pasi ne rast se fitojne atehere do ti afrohen kreut. Gjithashtu ne kete ndeshje nje sfide mjaft interesante eshte edhe ajo midis Tefik Osmanit mbrojtesit te Tiranes dhe Daniel Xhafes sulmuesi i Flamurtarit qe ka shenuar 11 gola deri me tani. Per kete duel dhe mbi tere takimin mbrojtesi korcar deklaroi per mediat se skuadra kryeqytetase edhe pse ka gabuar shume deri me tani ndaj Flamurtarit do te filloje kthesen.
Mbi Flamurtarin
Qendermbrojtesi me eksperience pranoi se kuqezinjte deri me tani kane shfaqur nje nivel te kenaqshem loje. Gjithashtu ai tha se ecuria e Flamurtarit ka qene mjaft pozitive. Kane fituar ndaj ekipeve me ne forme te kampionatit por kete here do te na kene kunder ne. Nese nuk e ndal Tirana Flamurtarin kush do ta ndale - tha ai. Mbrojtesi i bardhebluve kujton edhe nje here hapin fals ndaj Vllaznise ne shtepi por shton se nje gje e tille nuk ka per tu perseritur. Ne kemi gabuar qe nga nisja e kampionatit dhe zhgenjimi yne me i madh ishte takimi me Vllaznine. Por nuk mendoj se nje gje e tille do te na ndodhe prape - u shpreh lojtari.
Dueli me Xhafen
Nje tjeter pike kyce e kesaj ndeshjeje do te jete edhe dueli mes Osmanit dhe golashenuesit me te mire te kampionatit Daniel Xhafa. Per kete ceshtje vete Osmani duke mos ulur vlerat e vlonjatit eshte shprehur optimist duke u zotuar se do te arrije te ndale sulmuesin e kuqezinjve. Xhafes i ka ecur me shume ne ndeshjet e kaluara por tani ka ardhur momenti im dhe i Tiranes. Kete here ai do ta kete me te veshtire ndaj nesh pasi gjerat jane ndryshe. Ai eshte nje prej lojtareve me te mire por per te qe ta kete kunder Tiranen do te jete gjithcka me e veshtire - u shpreh Osmani.
Ekip i madh
Ne fund te fjales se tij Tefik Osmani kerkoi tu rikujtonte kundershtareve se perballe do te kene nje ekip te madh qe eshte i etur per fitore. Une di vetem te them qe ne jemi nje ekip i madh dhe ka tifoze te Flamurtarit te cilet behen edhe tifozet tane gjithashtu. Kur ne kemi luajtur ne Vlore stadiumet kane qene plot per te na pare. Ndodhi nje here qe ata fituan. Ska per te ndodhur me - perfundoi futbollisti i Tiranes Tefik Osmani.