E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holande urdherarresti per dy ish-bashkepunetore te nazizmit

Qeveria holandeze ka leshuar urdherarresti ne Evrope per dy persona te lindur ne Holande te cilet u denuan si bashkepunetore te nazisteve gjate Luftes se Dyte Boterore por qe vazhdojne te jetojne te lire ne Gjermani qe prej gjashte dekadash.

88-vjecari Klaas Carel Faber u denua ne vitin 1947 per vrasje dhe ndihme armikut gjate luftes kur Holanda ishte e pushtuar nga nazistet. Denimi me vdekje iu ul me vone ne burgim te perjetshem para se te ikte me 1952 per ne Gjermani ku kishte shtetesine qe u ishte dhene ish-pjesetareve te SS-it nazist.

Ligji gjerman ndalon ekstradimin e shtetasve te Gjermanise.

Prokuroret holandeze thane sot se vendosen qe te perpiqen per kthimin e Faberit ne Holande duke perdorur nje sistem te ri te urdhrave te arrestit ne Evrope meqe perpjekjet gjermane per ta ndjekur ligjerisht ne vendin e tij te ri deshtuan per shkaqe teknike ligjore.

Ekspertet thone se nuk eshte e sigurt nese sistemi i ri i udherarresteve mund te zbatohet ne rastin e Faberit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›