Kriza ekonomike “gjunjëzon” shitjen e librave
Kriza ekonomike përfshin edhe librin. Mesa duket as miku më i mirë i njeriut, libri, nuk kishte se si ti shpëtonte krizës financiare që ka kapluar shumë shtete evropiane, por jo vetëm. Numëri i lexuesve që vazhdojnë akoma ti qëndrojnë besnik librit, sipas librashitësve të kryeqytetit, është reduktuar deri në masën 50 përqind. Shumë prej lexuesve mendohen gjatë përballë rafteve, para se të vendosin për të për të bërë të tyrin një libër.
Blerësit e rregullt duket se janë nxënësit dhe studentët, të cilët marrin libra, që u rekomandohen nga mësuesit dhe pedagogët e tyre.
Librashitësit theksojnë se pas rritjes së shitjes së librave viteve të fundit, kjo është periudha më e vështirë që ata po kalojnë. Lexuesit shqiptarë përballë krizës financiare duket se nuk kanë bërë dallim midis shkritarëve të huaj dhe atyre shqiptarë, pasi ata, sipas librarëve janë të prekur, njësoj.