E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç dhe Kuper takohen në Vjenë

Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, ka takuar sot në Vjenë ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian në këto negociata, Robert Kuper.

Takimi është zhvilluar në vazhdën e përgatitjeve për raundin e ardhshëm të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa, sipas burimeve të BE-së, temë kryesore ka qenë përfaqësimi rajonal i Kosovës dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Këto janë kushtet kryesore që Këshilli i Ministrave të BE-së të sjellë vendim pozitiv për kandidaturën e Serbisë si anëtare e Bashkimit Evropian.

Dialogu për çështje teknike në mes të Prishtinës dhe Beogradit ka filluar në mars të vitit të kaluar dhe është zhvilluar në disa raunde me ndërmjetësimin e BE-së.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›