Kriza ekonomike ne France

Presidenti i Francës, Fransua Hollond, i cili kohët e fundit ka qenë në qendër të kritikave ka deklaruar prioritetet e qeverisë së tij. Sipas Hollond, ndryshimi dhe punësimi do të jenë temat kryesore të punës së kabinetit të tij.
Në një konferencë për shtyp në palaltin Elize, presidenti franzec hollond përpiqet të rifitojë besimin në popull, ndërkohë që popullariteti i tij është në rënie dhe vendi në recesion.
Por Hollond është treguar optimist.
“Franca ka kapacitetin për të arritur standarte të larta, por kjo kërkon një fuqizim të ekonomisë tonë, sipërmarrjeve. Dhe kjo mund të arrihet duke pasur ambicie deukative dhe dëshirë për ndryshim. Franca mund të ruajë sistemin e saj social por duke e rinovuar, duke e bërë më efikas dhe më të drejtë.”
Presidenti më tej është përqendruar tek papunësia dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
“Beteja është sigurisht këtu në Francë dhe bëhet duke mobilizuar të gjitha forcat për punësimin. Ja pse unë impenjohem personalisht, sipas dikujt, në mënyrë të nxituar dhe të pakujdesshme, për të ndryshuar këtë trend.
Konferencat për shtyp të presidencës franceze realizohen cdo gjashtë muaj dhe kjo e fundit vjen në një moment kur sa vinë e shtohen lajmet e këqia për ekonominë franceze. Pyetja e radhës është nëse pas gjashtë muajsh do të ketë ndryshuar klima apo emrat e ministrave në kabinetin qeverisës.