Shorti ne KQZ percaktohet renditja e partive ne fletet e votimit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve përcaktoi sot nëpërmjet shortit, renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Mbledhja nisi me debate lidhur me shortin për renditjen e subjekteve zgjedhore ne fleten e votimit.
Sipas përfaqësuesit të PS-së, Genci Gjonçaj u shpreh se akti nuk mund të miratohet me katër vota.
Pretendimi i tij u kundërshtua nga përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti, i cili argumentoi se shorti është një akt i thjeshtë dhe jo normativ, dhe miratohet me katër vota.
Ndërkohë sipas shortit, Lidhja për Drejtesi e Progres do të ketë numrin një në renditjen e partive në fletën e votimit.
Partia Popullore Kristian-Demokrate do të ketë numrin dy.
"Aleanca për Shqipërinë Europiane" do të jetë e treta, "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim" do të jetë e katërta, Aleanca Kuq e Zi do të jetë e pesta.
Renditja e Partive në fletën e votimit: Fryma e Re Demokratike do jetë e gjashta
KQZ miratoi vendimin për vëzhguesit e misionit të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve të 23 qershorit.