E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ekonomike rezultat i nje llogaritje te gabuar

Kriza financiare globale mund të jetë rezultat i një gabimi në llogaritje. Në një përfundim të tillë la dalë studimi i Universitetit të Masacusetsit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo përgënjeshtron teorinë ekonomike që konsideron shkurtimet në shpenzimet publike si celsin për të reduktuar borxhet dhe për të rimëkëmbur ekonominë. Një teori që është parktikuar dhe [ranuar në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e bazuar në studimin e dy ekonomistëve të Harvardit, Kenet Rogof dhe Karmen Reinhart. Por kolegët e Masacusetsit kundërshtojnë këtë teori pasi një borxh publik që kalon 90 për qindëshin, sipas tyre nuk dëmton aspak rritjen ekonomike të një vendi. Por debati nga ekonomik është transformuar në një debat politik, duke pasur parasysh influencën domethënëse të stdimit të Rogof në zgjedhjet politike të bazuara në shkurtimet e shpenzimeve publike. Temë kjo që ka shkaktuar me qindra protesta në vende të ndryshme të Europës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›