E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike shton te varferit ne Europe

Kriza ekonomike dhe financiare në Europë ka shtuar numrin e të varfërve. Vetëm në vitin e kaluar numri i tyre ka arritur në rreth 120 milionë. Të dhënat janë bërë me dije nga Zyra Europiane e Statistikave, sipas të cilës këta persona janë përballur përvecse me rrezikun e varfërisë edhe me pamundësi të tjera jetese. Papunësia ka bërë që në BE, 24,2% e popullsisë të mos jetë në gjendje të paguaj qiratë e shtëpive, ngrohjen dhe blerjen e mishit. Sipas Eurostat, përqindja më e lartë e të varfërve konstatohet në Bullgari, Rumani, Spanjë dhe Greqi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›