Vijon diskutimi i projektbuxhetit te vitit 2013 ne komisionet parlamentare

Projektbuxheti i vitit 2013 po diskutohet sot në Komisionet e Ligjeve dhe të Ekonomisë. Konkretisht, gjatë diskutimeve të këtij drafti në Komisionin e Ekonomisë, përfaqësuesi i Drejtorisë së Rrugëve ka evidentuar faktin se oferta për by-passin e Fierit është e ulët, pasi kostoja për të është sa 33 % e vlerës. Njëkohësisht, sipas tij, oferta e ulët e by-passit Fierit do të çojë në zgjatjen e procesit. Ndërkohë Drejtoria e Rrugëve paralajmëroi në këtë komision që punimet për by-passin e Fierit, të nisin në pranverë.
Nga ana tjetër, Komisioni i Ligjeve po sot ka diskutuar projektbuxhetin e vitit 2013 për Komisionin e Shërbimit Civil dhe Avokatit të Popullit Përfaqësuesi i Komisionit të Shërbimit Civil është shprehur i kënaqur me buxhetin që i është akorduar këtij institucioni për vitin 2013. Ndërsa, Avokati i Popullit Igli Totozani ka kërkuar shtimin e numrit të komisionerëve pasi sipas tij numri aktual i tyre nuk i përmbush dot kërkesat e larta.