E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kriza energjetike, Gazprom nuk garanton rihapjen e Nord Stream 1

Shanset që rubineti i gazit rus të mbyllet përgjithmonë tashmë janë shumë të larta, pasi Gazprom që njofton se nuk mund të garantojë funksionimin e duhur të gazsjellësit Nord Stream 1 , duke cituar se nuk ka konfirmim me shkrim në lidhje me dërgimin e turbinës gjermane që ka qenë dërguar për riparim në Kanada.

“Gazprom nuk ka asnjë dokument në posedimin e tij që i lejon Siemens të marrë motorin e turbinës me gaz nga Kanadaja. Në këto rrethana nuk është e mundur të nxirret një përfundim objektiv në lidhje me zhvillimin e situatës në lidhje me funksionimin e gazsjellësit me siguri të plotë“, tha Gazprom në një deklaratë.

Ministria e Financave e Gjermanisë nuk pranoi të komentojë njoftimin e Gazprom se nuk ka dokumente që tregojnë se Siemens ka marrë leje nga Kanadaja për të marrë turbinën e gazit për tubacionin Nord Stream 1.

“Ne nuk komentojmë deklaratat e bëra nga Gazprom“, tha një zëdhënës i ministrisë së financave, duke shtuar se Siemens tha se ishte në fazën e planifikimit në mënyrë që transferimi dhe zhvillimi të mund të ndodhin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Gazsjellësi Nord Stream 1 , i cili transporton gazin natyror rus në Gjermani, u mbyll të hënën për mirëmbajtjen e planifikuar, pa siguri se flukset do të rikthehen pas 21 korrikut, kur supozohet të rifillojë./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›