E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kriza energjitike, Bangladeshi shton një ditë pushimi për shkollat, shkurton oraret e punës

Kriza energjitike po shtrin ndikimin e saj në të gjithë botën. Sipas BBC, Bangladeshi do të shtojë një ditë më shumë pushimi për shkollat si dhe do të reduktojë orët e punës për të lehtësuar mungesën e energjisë elektrike. Sekretari i kabinetit të Bangladeshit, Khandker Anwarul Islam tha se shkollat ​të cilat më parë ishin të mbyllura vetëm të premteve, tashmë do të mbyllen edhe të shtunave.

Ndërkohë, zyrat qeveritare dhe bankat do të shkurtojnë orarin e tyre të punës në shtatë orë në ditë, në vend të tetë orëve. “Megjithatë, zyrat private do të lejohen të caktojnë orarin e tyre të punës”, tha Islam. Ai shtoi se qeveria do të vazhdojë të sigurojë energji për fshatrat.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›