E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë, UNICEF: Të paktën 356 fëmijë kanë humbur jetën

Të paktën 356 fëmijë humbën jetën dhe 586 u plagosën në gjashtë muaj luftë në Ukrainë. Sipas UNICEF të paktën 16% e fëmijëve të vrarë në Ukrainë ishin nën moshën 5 vjeç.  

“Si në të gjitha luftërat, vendimet e pamatura të të rriturve po i vënë fëmijët në rrezik ekstrem. Nuk ka operacione të armatosura të këtij lloji që nuk rezultojnë me lëndime të fëmijëve”, thotë UNICEF

Kjo shifër tha UNICEF përfaqëson numrin e viktimave që janë verifikuar nga OKB-ja, dhe se shifrat reale mund të jenë shumë më të larta. UNICEF bëri thirrje për t’i dhënë fund përdorimit të armëve shpërthyese në zonat e populluara, si dhe sulmeve ndaj objekteve dhe infrastrukturës civile.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›