E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Jo më superjahte, por nëndetëse luksoze me pishina, kinema e helikopter për të kaluar pushimet

Për miliarderët e mërzitur me superjahte duhet se në dispozicion të tyre është vënë një ‘lodër’ tërheqëse, një super nëndetëse private tepër luksoze ku mund të kalojnë pushimet dhe të presin të ftuarit e tyre në mënyrë tepër origjinale.

282 metra e gjatë dhe në gjendje të presë deri në 80 të ftuar, me pishinë, helikopter dhe një mini-nëndetëse për të eksploruar botën nënujore, ski jet dhe zhytës në dispozicion për të argëtuar mysafirët, kinema, palestër, bare, një pishinë, xhakuzi dhe dhoma shikimi nënujor, kjo është nëndetësja luksoze e ndërtuar nga kompania austriake Migaloo.

Sa për të krahasuar madhështinë e kësaj nëndetëses luksoze, nëndetësja më e madhe në botë ushtarake është Belgorod e marinës ruse e cila është 184 metra e gjatë. Kjo super nëndetëse është e aftë të kryej të gjitha manovrat dhe funksionet e nëndetëseve ushtarake,  përveç fundosjes së anijeve ose lëshimit të raketave bërthamore.

Ata mund të zhyten deri në 457 metra dhe mund të qëndrojnë nën ujë me javë të tëra. Kabinat e të ftuarve janë të gjitha luksoze dhe pronari jeton në një suitë luksoze prej 22,000 metrash katrorë e cila ndodhet në një kuvertë private.

“Ne mendojmë se një nëndetëse private do të jetë gjëja më ekskluzive dhe më e shtrenjtë që një person mund të zotërojë. Ne jemi kompania e vetme në mbarë botën që ofrojmë nëndetëse private me madhësi superjahte”, tha kompania Migaloo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›