Bisedimet për zgjedhjen e Presidentit të ri, përfaqësuesit e opozitës mbërrijnë në Kuvend

Nisin konsultimet për zgjedhjen e Presidentit të ri mes mazhorancës dhe opozitës. Partia Socialiste zhvilloi sot edhe një takim konsultues me përfaqësues të Shoqërisë Civile, lidhur me zgjedhjen e presidentit.
Pas takimit me përfaqësuesit e Shoqërisë Civile, zyrtarët e lartë socialistë Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri, do të takohen edhe me përfaqësues të grupit parlamentar të opozitës, konkretisht me Mesila Dodën, Enkelejd Alibeajn, Agron Dukën dhe Fatmir Mediun.
Nga fotoja shihet se në kryesinë e Kuvendit kanë mbërritur për bisedime kreu i PR-së Fatmir Mediu bashkë me kreun e AAK-së, Agron Duka.