Legalizimi i kanabisit/ Arben Ahmetaj: Po konsultohemi me vendet më të zhvilluara

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka dalë para gazetarëve pas mbledhjes së qeverisë ku ka bërë me dije se shumë shpejt do të përgatitet draftligji për legalizimin e kanabisit.
Teksa u ndal te Këshillimi Kombëtar, zv.kryeministri Ahmetaj tha se pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë shembullore. Zv.kryeministri theksoi më tej se qeveria po konsultohet me vendet më të zhvilluara për legalizimin e kanabisit dhe se sipas tij, Izraeli është avangardë për mënyrën si e zhvillon kanabisin mjekësor.
“Këshillimi Kombëtar është një risi. Nëpërmjet Këshillimit Kombëtar kemi shtuar instrument publik. Pas rezultateve të Këshillimit Kombëtar, qytetarët dhe pjesëmarrja ka qenë shembullore, ata kanë marrë vendime së bashku me qeverinë për çështje të rëndësishme. Ato janë në analizë të plotë me institucionet. Ka elementë. Ka çështje të luftës kundër evazionit fiskal, që ka të bëjë me deklarimin e pagave. Kjo gjë është domethënëse.
‘Qytetarët kanë marrë vendime së bashku me qeverinë për çështje të rëndësishme.
Ka edhe çështje të tjera, që kanë të bëjnë me kanabisin mjekësor. Jemi duke u konsultuar me shumë shtete të zhvilluara, se si funksionon kjo rëndom në vendet e Evropës dhe Rajonit. Izraeli është avangardë si e zhvillon kanabisin mjekësor. Sigurisht me këtë konsultim do të maturojmë shumë shpejt draftligjin dhe do të vijojmë procesin”, tha Ahmetaj.
/rtsh.al/