E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kriza energjitike/ Tabaku dhe Agalliu akuza qeverisë: Nuk ofron zgjidhje, duhet një plan më i qartë

Deputetët demokratë Jorida Tabaku dhe Arbi Agalliu akuzuan sot qeverinë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Tabaku e konsideron  minimaliste ndihmën që qeveria pretendon se po i jep qytetarëve. Për Tabakun duhet një plan më i qartë për zgjidhjen e situatën.

“Qeveria duhet të kishte vendosur një taksim ekstra për fitimet ekstra të kompanive të energjisë dhe naftës. Kjo duhet të rishpërndahej tek qytetarët dhe bizneset në nevojë siç po vepron Europa. Në Europë çmimet e energjisë luhaten duke parë edhe angazhimet dhe politikat ekonomike. Pra çmimet kanë qenë dhe 1000 euro/kilovat dhe sot kanë zbritur në 400 kilovat. Duhet një plan i qarte se si do të operohet”, tha Tabaku.

Tabaku kërkoi të pezullohen tenderat për investime të panevojshme në kohë krize si edhe i gjithë investimi të përqëndrohet për të ndihmuar qytetarët.

“Të pezullohen pagesat abuzive të koncesioneve dhe të sigurohen kursime. Nuk e kemi luksin të paguajmë. Tenderat duhet të ishin pezulluar dhe çdo gjë duhet të kishte shkuar për ndihmën ndaj qytetarëve. Sot miratohet një gjysmë paketë që nuk quhet paketë me 50 milion euro që është ndryshim rutinë i buxhetit. Këto janë shqetësime për krizën ekonomike. Këto duhet të jenë tema debate për këdo dhe i thërrasin qytetarët në protestë dhe kolegët në parlament për të ngritur zërin për këto abuzime të qeverisë’, deklaroi Tabaku.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›