Kriza greke, Bashkimi Evropian shton presionin
Pak ditë para marrjes së vendimit për paketën e ndihmave për Greqinë e futur thellë në borxhe, komisioneri i BE-së për ekonominë, Olli Rehn kërkoi një marrëveshje të shpejtë për masat e nevojshme të kursimeve.
Rehn tha për gazetën "Die Welt" se nuk ka më kohë për negociata dhe se tani është e domosdoshme që të gjitha partitë politike, të sillen në mënyrë "konstruktive".
Sipas Rehn partitë politike duhet të vendosin për programin e reformave të kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Reformat ekonomike dhe programi i kursimeve janë njëkohësisht një "provë" për të gjithë shoqërinë greke. Ndërkohë të dielën, në të gjitha qytetet greke u protestua kundër masave të kursimeve të marra nga qeveria Papandreu.