Benzema: Barca ishte e pandalshme ndaj Unitedit

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka deklaruar se është shumë e vështirë ta mposhtësh Barcelonën kur është në një formë aq mbresëlënëse siç ishte në finale të Ligës së Kampionëve.
“Nuk ka absolutisht asgjë që mund t`i bësh asaj që pamë të shtunën”.
“Barcelona është vërtet një skuadër e shkëlqyer për t`u parë. Ata ishin superiorë ndaj Manchester Unitedit dhe e dominuan ndeshjen”.
“Unitedi e filloi mirë, por Barcelona ishte e pandalshme që nga momenti që filloi të zhvillojë lojën e vet”, ka thënë francezi.