“Të Indinjuarit” francezë pushtojnë përkohësisht Bastijën

Ndërkohë që rreth një mijë të rinj francezë janë mbledhur, sipas modelit spanjoll, për të protestuar kundër papunësisë, punësimit të përkohshëm dhe korrupsionit, forcat policore të kryeqytetit të Francës kanë vendosur largimin e tyre nga vendtubimi, sheshi “Bastija”, në Paris.
Nën batarenë e klithmave të manifestuesve, policët francezë kanë vendosur të çmontojnë tendat e vendosura nga të rinjtë, pak përpara orës 21.30( të së djelës-shen.red). Njëkohësisht forcat policore franceze kanë shpërndarë edhe të rinjtë e tjerë të grumbulluar përgjatë shëtitores “Opera e Bastijës”.
Shpërndarja e grumbullimit të këtyre të rinjve u bë qetësisht. Forcat e rendit janë orvatur që të largojnë të gjitha grupimet e manifestuesve rreth e rrotull për të ‘pastruar’ gjithë sheshin. Ky mobilizim i të rinjve francezë ka zënë fill qysh në 19 maj, si një jehonë e lëvizjes së kundërshtisë spontane që lindi në 15 maj në “Puerta del Sol” të Madridit, ku të rinjtë spanjollë shprehën dëshpërimin e tyre ndaj krizës ekonomike dhe papunësisë. /Start/
2011-05-30 08:43