Kriza greke, Bode: Sistemi financiar nuk sht i izoluar

Ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi për herë të parë në publik se situata e vështirë financiare që po kalojnë disa vende të rajonit përbën një shqetësim edhe për Shqipërinë.
“Edhe pse sistemi yne bankar ishte likuid edhe pse mbikëqyrja ishte eficente ne nuk mund të themi se një vijim i problemeve të sistemit financiar të bankave të rajonit, të bankave që kanë bijat e tyre në Shqipëri do të mund të kursejë një vend sado i izoluar apo sado avantazhe që mund te kete në një fazë fillestare.Sistemi financiar edhe ne rajonin tonë edhe me gjerë nuk eshte një sistem i izoluar që operon me tregje dhe rregulla të ndara aq me tepër që në Shqipëria pjesa dërrmuese e bankave zotërohen nga investitorë të huaj", u shpreh Bode.