E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, shkrumbohet tregu i romëve

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 02:30 minuta të mëngjesit, ku brenda pak çastesh, flakët morën përmasa të mëdha, duke përfshirë të gjithë tregun dhe duke djegur të gjitha materialet që ndodheshin aty.

Për shuarjen e flakëve ndërhynë të gjitha forcat dhe mjetet e stacionit të shërbimit zjarrfikës të Elbasanit dhe vetëm pas tre orësh u arrit që të neutralizoheshin flakët duke u evituar djegia e banesave dhe e objekteve që ndodheshin pranë tregut të vjetër të romëve.

Dyshohet se zjarri i rënë mund të ketë qenë i qëllimshëm. Burime zyrtare të policisë lokale konfirmuan se është ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri, i cili shkaktoi vetëm dëme materiale. /Start/

                                                                                             2012-08-24 09:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›