E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke ndihet ne Gjirokaster


Kriza në Greqi është ndjerë shumë në zonën e Gjirokastrës, ku janë të përqendruara ndërmarrje të përbashkëta, kryesisht në industrinë e fasonëve.

Gjashtë biznese të mëdha rezultojnë të mbyllura prej dy muajsh për shkak të pamundësisë për të likuiduar faturat dhe mungesën e parave për të dhënë pagat.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Gjirokastër, Mustafa Devolli bën me dije se situata është duke u përkeqësuar.

Bizneset e fasonëve ishin ata që e ndjenë të parët koston e krizës financiare greke, që shqetëson gjithnjë e më shumë Athinën.

Ndërsa ndërmarrjet që prodhojne veshje për policinë apo ushtrinë greke nuk e kanë tërhequr prodhimin sepse ende nuk është miratuar një fond likuidimi.

Fluksi i lëvizjeve në pikëkalimin kryesor me Greqinë, atë të Kakavijes ka qenë sot minimal për shkak të situatës së paqartë dhe një greve të re të mundshme bllokuese që mund të vijë nga momenti në moment, grevë që sipas të gjitha gjasave pritet të jetë pa afat.

Gjithashtu, marrëdhëniet ekonomike të Shqipërisë me Greqinë janë në dobësim që prej vitit 2009, ndërsa volumi tregëtar është në rënie të vazhdueshme përsa i përket importeve dhe eksporteve. 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Bode: Nuk i prekim taksat
Ministri i Financave, Ridvan Bode komenton për herë të parë në një intervistë për Top Channel zërat që vijnë nga disa ekspertë, kryesisht të majtë, për braktisjen e taksës së sheshte dhe rikthimin te taksat progresive, ku të pasurit duhet të paguajnë më shumë.
METE: CEZ të shlyejë borxhet ndaj KESH-it
Ministria e Ekonomisë, në pamundësi për të bindur CEZ-in që të shlyente detyrimet ndaj KESH-it, është detyruar të rishikonte ligjin për “trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike”.
Amnistia, nuk zgjatet afati
Ministria e Financave ka bërë për herë të parë publike shifrat për ecurinë e  amnistisë tani që procesi ndodhet në mes të afatit. Ndërtimi vazhdon në ngërc
Ndërtuesit  ankohen  se po kalojnë një nga periudhat më të vështira financiare ku kërkesa në treg është e ulët dhe likuiditetet mungojnë.
Qeveria, e paaftë të menaxhojë TVSH-në
Kryeministri Berisha iu përgjigj propozimeve të PS-së, se ulja e TVSH-së do të dëmtonte biznesin vendas. Qëndrimi i prerë i Kryeministrit ul shpresat për një manovër që do të mund të çonte në reduktimin e çmimeve. Në fakt, debati për bërjen zero të TVSH-së për disa artikuj bazë të konsumit, si mielli, qumështi, veza, dhe reduktimi në 10 për qind për vajin dhe sheqerin ka shkaktuar shumë reagime nga kampe të ndryshme të politikës.

Lajmet kryesore

Topi: Qeveritarët të mësojnë komunikimin
“Topalli? Të mësojë të flasë shqip”
Bode: Nuk i prekim taksat
Lezhë, horror në Gjykatë
Berisha: Rama, garanci për bllokim

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›