E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Qeveritaret te mesojne komunikimin


Presidenti i Republikës, Bamir Topi i është përgjigjur nga Shkodra deklaratave të Ministrisë së Mjedisit se, kthimi i projektligjit për mbeturinat është me karakter politik.

Në një prononcim për mediat, Topi i ka qëndruar vendimit të tij duke theksuar se është i bazuar në Kushtetutë dhe u ka bërë thirrje autorëve të akuzave që të respektojnë institucionet.

“Zotërinjtë duhet të dinë të komunikojnë në një shtet demokratik, ku pushtetet janë të ndara sipas Kushtetutës. Unë gjej rastin të rishpreh sërish vullnetin që kam shprehur përmes dekretit tim. Të gjitha betejat e karakterit juridik që janë zhvilluar konsiderohen të fituara nga Presidenca. Spikerja i merr tekstet nga të tjerët, cështja është sa në mënyrë cilësore e lexon atë. I ftoj të tregohen qytetarë dhe të flasin gjuhën shqipe në mënyrë korrekte

Bamir Topi
President i Republikës Mjafton cështja e pronave, të cilës Gjykata Kushtetuese i shkoi sipas së drejtës së vendimmarrjes së presidentit për ta kthyer. U them këtyre zotërinjve që të mos i politizojnë gjërat”, ka deklaruar Topi.

Kreu i shtetit ka shprehur indinjatën e tij ndaj deklaratës së Ministrisë së Mjedisit, duke nënvizuar se janë drejtuesit e saj që nuk kujdesen fare për mjedisin në vend.

“Nuk kam parë ndonjë përfaqësues të mjedisit të jetë kaq i painteresuar për mjedisin. Do t’u thoja të dëgjonin mendimet e qytetarëve. Ligji është i ndërtuar në mënyrë të tillë, që kryesisht është korrekt, por i korrigjueshëm për një cështje për të cilën unë s’e kam kaluar”, ka nënvizuar Topi.

Më tej presidenti u është përgjigjur edhe akuzave të bëra ndaj tij nga kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, e cila e bëri përgjegjës për dështimin e statusit të kandidatit.

“Së pari, këto zonja apo zotërinj duhet të mësojnë aktin e komunikimit. Të dinë të komunikojnë në mënyrë etike, pasi komunikojnë me institucionin e Presidencës. Nëse do dalim me ndonjë plan tjetër, spikeri ose spikerja i merr tekstet nga të tjerët, cështja është sa në mënyrë cilësore e lexon atë. I ftoj të tregohen qytetarë dhe të flasin gjuhën shqipe në mënyrë korrekte”, është përgjigjur Topi.

Reagon Kuvendi: Topalli flet gjuhën e Fishtës

Zyra e shtypit e Kuvendit ka reaguar pas deklaratës së presidentit Bamir Topi ndaj kryetares Jozefina Topalli, duke lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet:

“Topalli flet me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur si Fishta. Topalli flet gjuhën e Kol Idromenos, Migjenit dhe Gurakuqit. Haxhi Qamili s’e kupton dot gjuhën që flet Jozefina Topalli”.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Milo: Korrektim kombëtar
Partia Demokracia Sociale i bashkohet grupit të partive të vogla që janë kundër sistemit zgjedhor aktual. Profesor Paskal Milo, që ka votuar kundër në vitin 2008, thotë se koha i dha të drejtë.
Berisha: Rama, garanci për bllokim
Kryeministri Sali Berisha e ka shndërruar takimin me Forumin Rinor të Partisë Demokratike, në një takim nga ku ka kërkuar jo vetem përkushtimin e te rinjve për zhvillimin e vendit dhe për fushatën e ardhshme elektorale, por edhe në një podium, nga i cili bëri kritika të forta për kreun e opozites, Edi Rama. Berisha-Rama barazim, por Shqipëria humbje?!
Andrea Stefani - Ndërkombëtarët përsëri të shtypur nga pesha e papërballueshme e thënies së një të vërtete që ulërin. Reforma, PBDNJ: Proporcional kombëtar dhe lista të hapura
Përthyerja e votës së minoritetit etnik grek në dy zona elektorale, në qarkun e Gjirokastrës dhe në Qarkun e Vlorës, penalizoi në zgjedhjet e fundit Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
Partitë, si në vitin 1914
Eugen Wollfarth, kreu prezencës së OSBE-se në Tiranë, gjatë një interviste për Top Channel shprehet i shqetësuar për qëndrimin e partive politike, të cilat janë ende larg një dialogu.

Lajmet kryesore

Kriza greke ndihet në Gjirokastër
Mbyllen bizneset që varen nga Greqia
Bode: Nuk i prekim taksat
Lezhë, horror në Gjykatë
Berisha: Rama, garanci për bllokim

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›