Ditet e Mios 7 tablo per here te pare

Piktori i popullit Vangjush Mio është rikthyer në kuadër të aktivitetit të përvitshëm “Ditet e Mios “në qytetin e Korcës me një ekspozitë me 44 punime të përzgjedhura nga fondi i artë i galerisë së arteve figurative si dhe me 7 tablo të tjera të papublikuara më parë të sjella në këtë ekspozitë nga vajza e tij Rozeta. Pjesa më e madhe e kësaj ekspozite përbëhet nga peisazhe të cilat pasqyrojnë natyrën e Korcës fshatrave të saj por edhe bukuritë e natyrës së qyteteve të tjera të vendit deri në Sarandë e Ulqin.
"Babai im ia ka kushtuar jetën artit. Punoi 40 vjet dhe ishte një piktor shëtitës. Ai e ka pikturuar atdheun e tij që nga jugu, nga Himara, deri në Ulqin. Po dashurinë më të madhe e kishte për qytetin e tij të lindjes, Korcën", tha Rozeta Mio, Vajza e piktorit.
Për piktorët korcare mjeshtri Mio mbetet një burim frymëzimi dhe i paarritshëm në artin e tij. "Mio erdhi në këtë botë të ngatërruar me një pastërti të vecantë, e cila fillon nga drita që është simboli i pikturës së Mios. Ajo është frymëzim dhe i celi rrugën jo vetëm krijuesve të rinj po dhe krijuesve të tjerë që janë më të moshuar të ecin në këtë rrugë plot dritë që e solli ky personalitet i shkëlqyer me një dritë të brendshme shpirtërore", tha Koço Ristani, piktor.
Në këtë ekspozitë nuk kanë munduar as pikturat nudo të cilat janë krijime të viteve studentore në Itali të piktorit të madh.Ekspozitèn e parè Vangjush mio e ka çelur ne Tiranè ne vitin 1920 kur ishte student dhe tè fundit ne 1983 po nè Tiranè me 200 piktura, tè cilat gati tèrèsisht u blenè nga arkivi i Galerisè sè Arteve nè Tiranè.
Jorgjeta Gjanci