E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke, sindikata në rrugë për 1 maj

Perplasje te reja midis protestuesve dhe forcave te policise ne qender te Athines me rastin e manifestimeve te 1 majit. Manifestuesit kane qelluar me gure drejt godines se Parlamentit nderkohe qe forcat policore te cilat ishin ne gatishmeri i jane pergjigjur. Ne qender te protestes qendron ende kriza ekonomike e cila sa vjen dhe eshte me shume prezente, e shikon Greqine te gjunezuar dhe e detyruar ti kerkoje lemoshe Bashkimit Europian.

Forcat policore kane ndjekur manifestuesit duke i rrahur pasi keta te fundit kane sulmuar nje furgon te televizionit Grek ERT. Dhjetra te maskuar u kane vene flaken kazaneve te plerave dhe kane hedhur bomba dhe fishekzjarre te medha kunder agjenteve te policise te cilet i jane pergjigjur duke perdorur gaz lotsjelles. Te dhenat me te fundit ende nuk kane raportuar per viktima. Nderkohe qe incidente te tjera jane regjistruar dhe para ministrise se Financave ku grupe te vegjel protestuesish kane sulmuar forcat policore.

Tre parada dhe mijera protestues per 1 maj plot tension ne te gjithe Greqine ne prag te nje marreveshje me Eurogrupin dhe Fondin Monetar Nderkombetar sipas se cilit duhet te shpetoje vendin nga falimentimi, por njekohesisht te vendose dhe masa te rrepta draktonike. Ne qender te kryeqytetit kane perfshire rruget me mijera protestues te thirrur nga sindikata komuniste Pame, nga bashkimi i konfederates se sektorit publik dhe privat po ashtu dhe levizje te tjera anarkiste. Manifestime jane zhvilluar dhe ne qytete te tjera te Greqise, si ne Selanik. Sipas nje sondazhi 51,3 % te grekeve protestojne kunder masave te kursimit te qeverise.

Adela Zeza

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›