E Diel, 1 Nëntor 2026

çekia ofron ndihmë në fushën e sigurisë në Kosovë


Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka pritur të premten drejtorin e Autoritetit të Sigurimit Kombëtar në Republikës së çekisë, Dusan Navatil, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e të dy vendeve në fushën e sigurisë, si dhe për mënyrat e këmbimit të përvojave në këtë fushë.

Republika e çekisë ka ofruar përvojën e saj që të mbështes ndërtimin e strukturave të sigurisë në Kosovë dhe të ofrojë përvojat e saj të tranzicionit.

Në këtë drejtim është theksuar bashkëpunimi përmes këmbimit të ekspertëve në fushën e sigurisë, si dhe bashkëpunimi në hartimin e legjislacionit që do të rregullojë fushën e sigurisë në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Kuçi ka shprehur falënderimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen aktive të Republikës së çekisë për Kosovën dhe për zhvillimin e proceseve të shtet ndërtimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›