Durres, kapen 30 kg kanabis, 3 te arrestuar
DURRES- Sekuestrohen 30 kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa në qytetin e Durrësit. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se droga u gjet gjatë një kontrollit në automjetin tip Benz me targë Përmeti 0888 B në zonën e plazhit në Durrës. mësohet se lënda narkotike e paketuar në 28 pako ishte fshehur në automjetin që drejtohej nga Arjan Pecit.
43-vjecari së bashku me dy pasagjerët e tjerë në makinë janë arrestuar nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të lëndës narkotike. Në pranga kanë përfunduar dhe Dorian Kanani 22 vjec dhe Lirak Bejko 45 vjec. Sipas policisë dyshohet se droga ishte siguruar nga Lazarati dhe kishte destinacion Italinë.