E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, grekët të pakënaqur për ndërhyrjen BE-FMN



Grekët kanë ende besim ne qeverinë e Papandreut, por pjesa më e madhe e popullit është kundër ndërhyrjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kështu tregon një sondazh i realizuar nga rrjeti televiziv grek Mega, i pari i kryer pas aktivizimit të mekanzimës së ndihmës BE-FMN.
Sipas sondazhit, 70.2% e të intervistuarëve mendon se përfshirja e FMN-së është negative për Greqinë, ndërsa 60.9% është kundër vendimit të Papandreut për të kërkuar dhe vënë në zbatim ndihmën e ndërkombëtarëve. Besimi në qeverinë e Papandreut vijon të mbetet i lartë, 50.8%, ndërsa partia e tij Pasok, ka një avantazh prej 9.6% kundrejt forcës kryesore politike nga opozita.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›