E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerrard: Maxi, fantastik këtë sezon


Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka lavdëruar ndikimin e Maxi Rodriguez që kur ai mbërriti në janar nga Atletico Madrid.

Në ndeshjen e fundit ndaj Burnleyt, Maxi shënoi një gol të jashtëzakonshëm pas një pasimi të Alberto Aquilanit, dhe kapiteni i të kuqve është më se i impresionuar me të.

"Maxi është një lojtar fantastik. Ai ka lëvizje të mira dhe si futbollist është kënaqësi të luash me lojtarë të mirë dhe i tillë është Maxi. Ai ka qenë vërtet i freskët dhe këtë e ka treguar paraqitja e tij e fundit dhe ai e shënoi golin e tij vërtet shumë bukur", ka thënë Gerrard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›