Kriza, guvernatori Fullani prezanton platformen e rigjallerimit

Per te menjanuar ndikimet negative te krizes ekonomike, Banka e Shqiperise ka bere gati nje platforme rigjallerimi te cilen e ka bere publike dje per median guvernatori Ardian Fullani, gjate raportimit vjetor ne Kuvendin e Shqiperise. Ne themel te platformes se rigjallerimit eshte financimi i nevojave te ekonomise vendase nga burimet e jashtme. Per kete qellim, duhet vleresuar cdo opsion i mundshem, perfshire dhe programet e mbeshtetjes nga institucionet nderkombetare te specializuara. "Banka e Shqiperise gjykon se, Shqiperia duhet te perfitoje medoemos nga Fondi Monetar Nderkombetar i krijuar nga mbledhja e njezet vendeve me te zhvilluara, pasi ajo ploteson te gjitha kushtet", tha guvernatori. Gjithashtu si mase te dyte per rigjallerimin, guvernatori ka siguruar sistemin bankar dhe aktoret e tjere te interesuar se, do te plotesoje nevojat likuiditet. "Ne do te kembengulim qe sistemi bankar ne politikat qe aplikon ne lidhje me tregun e parase dhe portofolin e investimeve, te jete me i pavarur nga selite qendrore" tha Fullani. Ne vijim te kesaj ceshtje, Banka e Shqiperise do te intensifikoje komunikimin me selite qendrore te bankave, per te mbeshtetur financiarisht "bijat" e tyre qe operojne ne Shqiperi. Per shkak se, problemet aktuale me te cilat perballet ekonomia shqiptare nuk kane origjine shqiptare dhe per kete arsye, zgjidhja e tyre do te varet ne nje mase te madhe nga permiresimi i aktivitetit ekonomik ne nivel boteror. Guvernatori beri thirrje se, stabiliteti makroekonomik do te mbetet nje parakusht themelor per nje rritje te qendrueshme afatgjate. Mbeshtetur ne mesimet e deritanishme te krizes boterore, Banka e Shqiperise gjykon jetike hedhjen e veshtrimit pertej te sotmes dhe thellimin e metejshem te reformave strukturore. Ai tha se ne te ardhmen, duhen krijuar mekanizma te qarte per koordinimin e politikave makroekonomike dhe programeve te zhvillimit te vendit. Banka e Shqiperise gjykon se nje hap ne drejtimin e duhur do te ishte adoptimi i nje rregulli fiskal sasior transparent, i cili do te sherbente si nje kushtezues i politikave fiskale ne horizontin afatmesem dhe afatgjate. Keshtu qe shtrengimi i kushteve financiare ne ekonomi, pamjaftueshmeria e burimeve te brendshme dhe problemet e tregut financiar nderkombetar, e bejne te nevojshme gjetjen e burimeve te huaja te financimit. Sipas kreut te Bankes Qendrore, bankat qe operojne ne Shqiperi jane licencuar dhe administrojne kursimet e qytetareve shqiptare. Rrjedhimisht, obligimi themelor i cdo sistemi bankar eshte ndermjetesimi financiar ne vendin ku ai operon. Per kete arsye, ne do te kembengulim qe kreditimi i ekonomise te ringjallet, duke sjelle ne vemendjen e sistemit deget e vecanta te prodhimit qe justifikojne mbeshtetjen financiare te sistemit. guvernatori i beri thirrje komunitetit te biznesit se duhet te hapet me shume ndaj sistemit bankar. Sinqeriteti i rritur dhe domosdoshmeria per te qene me vizionar ne percaktimin e planeve te ardhshme te biznesit jane dy kushte te rendesishme per ristabilizimin e kredise, ne parametra te deshiruara.