Supermashtrimet, kapet Mamli
TIRANE - Merrte borxhe dhe linte si garanci makinat e marra me qira nga kompanite ne Tirane. Por dhe pse kishte vazhduar kete aktivitet prej muajsh, 32-vjecari Hektor Mamli eshte vene ne pranga gjate mengjesit te djeshem, ne tentative per tu larguar nga Shqiperia me ane te pikes doganore te Morinit ne Kukes. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane se, ka qene operacioni i koduar "Rent" qe ka derguar ne pranga 32-vjecarin qe prej muajsh ishte nen vezhgimin e Policise se Tiranes. Mamli eshte vene nen akuzat e"mashtrimit per me shume se nje here" dhe "mashtrim ne shuma te medha". Policia tha se, arrestimi i tij eshte bere pas nje pune disa mujore, me ane te metodave speciale te hetimit. E me pergjime eshte bere e mundur dhe kapja e tij, ne tentative per tu larguar nga Pika e Kalimit Kufitar Morine. Per 32-vjecarin kishin ardhur disa kallezime nga disa kompani te njohura ne vend dhe hetimet kishin disa muaj qe vazhdonin.
Mashtrimet
"Ndaj tij, jane deponuar nje sere kallezimesh per mashtrim ne shuma te konsiderueshme parash nga kompanite si, "Classik Volksvagen Sh.P.K", firma "Anas Sh.P.K", distributor i Fiatit ne Shqiperi, "Meridiane Travel & Tours Sh.P.K", "Chevrolet Sh.P.K", "Mitsubishi Sh.P.K", "Anvil Sh.P.K", "Lesingu Sh.P.K", "Lumani Sh.P.K", si dhe kompanive te tjera e qytetare te ndryshem", tha dje gjate nje konference shtypi, zedhenesja e Policise se Tiranes, Alma Katragjini. Ky person dyshohet se, duke shfrytezuar njohjet shoqerore, ka realizuar mese miri marrjen ne formen e borxhit te shumave te parave qe varionin nga 5 mije euro deri ne 8 mije euro. Pas marrjes se parave borxh, ky ju linte si garanci personave te ndryshem, automjetet e marra me qira nga te gjitha kompanite e lartpermendura. E pikerisht duke lene makinat si garanci dhe duke mos i kthyer ato, kompanite kane bere denoncimet ne polici. Sipas te dhenave, kur punonjesit e kompanive te ndryshme ne kryeqytet, shkonin te merrnin makinat personat qe kishin dhene parate nuk i kthenin, me arsyetimin se ishin lene peng kundrejt parave.
Parate
Burimet zyrtare nga Policia e Tiranes ka bere te ditur se, aktualisht ky person, kishte marre me qira me ane te mashtrimit 23 automjete ne pronesi te kompanive te siperpermendura, vlere e cila arrin ne shumen prej 150 mije euro. Gjate dites se djeshme, uniformat blu kane bere thirrje qytetareve apo kompanive te ndryshme te mashtruar dhe demtuar nga ky person, te paraqiten per deponuar kallezimet e tyre, prane Seksionit Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane. Policia tha dje se, eshte duke bere hetime te tjera ne lidhje me mashtrimet e bera nga 32-vjecari qe po tentonte te arratisej drejt Kosoves, per te humbur gjurmet njehere e mire, per ti shpetuar policise dhe personave qe u kishte marre borxh. Per kete ceshtje nga ana e Prokurorise se Tiranes dhe drejtuesve te Policise se Tiranes, eshte duke u bere dhe po zhvillohet nje pune e kualifikuar, ne drejtim te hetimeve personave te demtuar dhe demit te shkaktuar.
150 mije
Euro eshte shuma qe deri me tani uniformat blu kane mundur te verifikojne gjate hetimeve te bera nga ata pas denoncimeve te ardhura ne adrese te 32-vjecarit Hektor Mamli. Ky i fundit ka mashtruar disa kompani ne kryeqytet.
23 makina
Ne pronesi te shume kompanive private ne Tirane qe japin makina me qira, jane lene peng tek disa persona te tjere, qe 32-vjecari kishte marre borxh ne shuma nga 5 mije deri ne 8 mije. Mamli kishte disa muaj nen hetim nga policia.
Kompanite e mashtruara
Classik Volksvagen Sh.P.K
Anas Sh.P.K", distributor i Fiatit
Meridiane Travel & Tours Sh.P.K
Chevrolet Sh.P.K
Mitsubishi Sh.P.K
Anvil Sh.P.K
Lesingu Sh.P.K
Lumani Sh.P.K