E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet kengetarja, infektoi nje mashkull me HIV/AIDS

Nje kengetare e nje prej grupeve me te njohur te femrave ne Gjermani, eshte arrestuar pasi dyshohet se ka infektuar me qellim, nje ish-partner me virusin HIV/AIDS. Nadja Benaissa, 26 vjece, anetare e grupit te pop-it "No Angels", dyshohet se ka fjetur me tre meshkuj, te cileve nuk u ka treguar se ishte me HIV. Nje zedhenes i prokurorit te qytetit te Darmstadt, tha se dyshimet shtrihen ne vitin 2004 deri ne vitin 2006. "Te pakten nje nga keta partnere, kreu analizat dhe rezultoi pozitiv ndaj testit te HIV/AIDS. Benaissa, e cila eshte gjysme marokene dhe gjysme gjermane, fitoi pjesemarrjen e saj ne grupin "No Angles" ne nje realiti shou te organizuar ne vitin 2000 ne Gjermani. Grupi ka shitur te pakten 5 milione disqe, ndersa albumi i tyre me i fundit mendohet se do te lancohet gjate kesaj vere. 26-vjecarja u arrestua ne nje klub nate ne Frankfurt, ku ndodhej per nje koncert solo, te shtunen ne mbremje. Te njejten mbremje, nje gjykates leshoi nje urdher-arresti, ndersa behet e ditur se kengetarja, karriera muzikore e se ciles u shkaterrua, ndodhet tashme ne nje burg per gra, prane Frankfurtit. Disa organizata gjermane per ndihmen ndaj HIV/AIDS, tha se "arrestimi i Benaissa-s i pershtatet peizazhit te medias ne pergjithesi". "Lajmet bazohen rreth nje femre te famshme, seksualitetit dhe mundesise se fajit te saj. Kjo eshte nje forme moderne ndaj gjuetise se "magjistareve" dhe ne shpresojme qe te mos jete nje tregues, qe politikat ndaj HIV/AIDS te jete me te shtrenguara", tha Jorg Litinschuh, zedhenes i DAH, nje prej ketyre organizatave. Nderkaq, njeriu qe ka ngritur akuzat ndaj kengetares, tha ne nje interviste per gazeten "Bild" se ai nuk dinte asnje per semundjen e saj, gjate disa javeve qe ata paten nje marredhenie se bashku. Sipas ligjeve gjermane, nje person qe vertetohet se ka infektuar me vetedije nje person tjeter, denohet me 6 muaj deri ne 10 vjet heqje lirie. Sipas mediave gjermane, nuk ka asnje mundesi te vertetohet qe pala tjeter, pra ajo akuzuese, kishte dijeni apo jo per infektimin me HIV/AIDS te 26-vjecares. Nese mashkulli ne fjale do te kishte dijeni, atehere nuk do te kishte shanse per te hapur nje ceshtje penale ndaj Benaissa. Vetem nje nate me pare, tre anetaret e tjera te grupit, qe njihet me kengen ""Daylight in your eyes", u takuan se bashku dhe postuan komente te coroditura, ne websitin e fansave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›