E Diel, 1 Nëntor 2026

MotoGp në Bullgari që nga 2012

Kampionati botëror i MotoGP do të zbarkojë edhe në Bullgari në sezonin e 2012: Një marrëveshje e tillë është arritur më në fund mes Federatës Bullgare të Motorëve dhe "Dorna Sports", që zotëron edhe të drejtat ekskluzive për këtë sport. Mes tyre është nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, e cila do të çojë MotoGP në Bullgari që nga viti 2012 e deri në 2016. Firma u hodh në Sofje nga numri 1 i "Dorna Sports", Karmelo Ezpeleta. "Është hapi i parë për të sjellë MotoGP në Bullgari, njofton Ezpeleta, një projekt interesant për ne. Edhe qeveria ka demonstruar interes për këtë sport dhe kërkon zhvillimin e tij edhe në Bullgari".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›